Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka reaguar gjithashtu pas takimit që u mbajt sot në Presidencë mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha me ndërmjetësimin e presidentit.
Pas mesazhit të Manjanit për Bashën, Idrizi vjen me një mesazh, apel për të dyja palët politike. Ai u bën thirrje që të bëjnë lëshime reciproke në emër të Atdheut, për shkak se kriza aktuale nuk cenon vetëm partitë politike, por të gjithë Shqipërinë. Ai bën thirrje për zgjidhje.
Reagimi i PDIU-së:
“Kriza aktuale nuk cënon vetëm partitë politike, por Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj, u bëjmë thirrje palëve të ngrihen në nivelin e duhur për të bërë lëshime reciproke e për të dhënë zgjidhje në emër të Atdheut të vetëm që kemi! Ne kemi Veç Një Atdhe, që i kemi dhënë vazhdimisht kriza. Tani është koha t’i ofrojmë zgjidhje!”
(XH.A/SHUPLAKA)