09:39 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të braktisurit e gjakut në Maternitetin e Durrësit…

08:50 | 17/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të braktisurit e gjakut në Maternitetin e Durrësit…

Nga Elitjona Doko 

“Një vajzë fare e re në moshë, me flokët skrrop të zinj,  të derdhura deri në mes të kurrizit më “kapi” mes hapash, teksa isha  duke ecur në rrugët e qytetit. I  ftohti deri në palcë na lajmërontë,  se dimri tashmë,  kishte hyrë me gjithë egërsinë  e tij, ndërsa ajo,  vajza,  mbante me vete një çantë të madhe. 

Shpejtova hapat dhe vura re që brenda çantës së madhe ndodhej një “jetë” e mbështjellë me  një batanije të hollë, në të cilën nëna e kishte shkruar emrin e fëmijës. Gjaku që i kishte mbuluar kokën jepte të kuptoje se ishte i posalindur. E la në derën e materintetit dhe iku….”, kjo ishte historia e trishtë,  nga e cila mora shkas të ndjek nga afër historitë e trishta të jetëve të braktisura që sapo vijnë në jetë ose etiketuar gjerësisht,  braktisja e fëmijëve që në lindje.

Janë tre të tilla aktualisht në Maternitetin e Durrësit, 2 vajza dhe një djalë, nënat e të cilëve kanë zgjedhur “rrugën”e  shkurtër të  kalvarit të vuajtjeve të gjata,  që ata do i shoqërojnë gjithë jetës së tyre. Po rritemi me prindër, të afërm që na lidh gjaku dhe jeta është tepër e vështirë dhe e egër , po të jesh krejt pa njeri që të lidh gjaku, pa erën jetëdhënëse  të të asaj që gjithë jetës i thërrasim “nënë”,  që të mëkon ditë e natë pa u lodhur, e pa ju ngopur syri me gjumë, pa dashurinë e ëmbël të gjyshërve dhe ledhave të tyre që janë bashkëudhëtaret  tona gjatë gjithë jetës….?!

Doktoreshë Dhurata na tregon,  se  kujdesi që tregojnë për këta vogëlushë është edhe më i madh se të tjerët, pasi i trajtojnë si të jenë të tyret, në mungesë të atyre që i sjellin në jetë, e që  janë larguar pa pranuar përgjegjësitë e veprimeve të kryera po nga vetë ato! Nëse rastësisht do ju bierë  në sy apo në vesh kjo që po shkruaj sot “juve” që e keni bërë këtë veprim të pajustifikushëm,  të paktën nga ana humane, ju informoj se fëmija juaj gëzon  shëndet të plotë, se mamitë u janë bërë nëna e kujdesen për të, veprim që duhet ta bëje “ti” që e solle në jetë, e që ja mohove të drejtën dhe ndjesinë më të bukur vetes dhe krijesës që mbajte për 9 muaj në bark! Nëse vazhdon të më lexosh, prap mes rreshtash,  marr guximin të të “gjykoj” që as “kafshë” nuk meriton të quhesh, pasi edhe ajo kujdeset për të vogjëlit  e saj, ndërsa ti jo!

-Më tej, shefja e Neonatologjisë, tregon se ky fenomen ka ekzistuar edhe në sistemin komunist dhe ruhej informacioni me shumë rreptësi, ndërsa demokracia po u jep më shumë guxim për ta kryer këtë veprim edhe më lirshëm, ndërsa ato që firmosin proces-verbalin me vullnet të plotë, ja mohojnë kategorikisht,  në mënyrë ligjore vetes , të drejtën qoftë edhe për ti parë në të ardhmen,  këta fëmijë të lënë në mëshirë të fatit, por fatmirësisht në dorë të sigurtë.

“Emrat ua kemi vënë ne, edhe rrobat ua kemi siguruar ne të stafit, nga fëmijët tanë, të të njohurve tanë, pasi na janë bërë si pjesë e jona, si pjestarë të familjes tonë”, thotë doktoreshë Dhurata, ndërsa e vetmja gjë e “mirë” e këtij akti, sipas saj,  është që i kanë lënën në ambiente komode dhe jo në rrugë, siç edhe ndodh rëndom.

 Më falni për “guximin” për të prekur një temë kaq të ndjeshme për shoqërinë, por ndoshta ky mesazh do të bierë  në vesh të dikujt që jeta e ka përballur/përball,  me vështirësinë dhe pamundësinë  për ta rritur vetë krijesën e saj, por i ka dhënë shansin e madh për tu bërë “nënë”, gjë që shumë njerëzve në botë u është mohuar për një apo shumë arsye.  Fenomeni i braktisjes së fëmijëve paraqitet në rrethanat nga më të ndryshmet.

Burime në Spitalin Rajonal të Durrësit apo  në polici pohojnë se,  ka raste kur femra që braktisë fëmijën nuk e pranon faktin se fëmija është i “saji”,  pasi frikësohet nga reagimi i familjes së saj ose pasi mashkulli, në këtë rast babai potencial i fëmijës,  nuk e pranon fëmijën si të tijin. Rrethanat janë nga më të ndryshmet, ndërsa fati i të “braktisurëve” është i njëjtë: “pa identitet biologjik për gjithë jetën”! C’trishtim!

Jeta është ironike, selektive dhe e padrejtë në zgjedhjet që bën, po njerëzit, të paktën, duhet të dalin mbi kapriçot e saj, qofshin këto edhe pengesa mendore, zakonore apo komunitare.

Personalisht, e shoh përtej çdo logjike dhe aftësie të kuptuarin mbi aktin e braktisjes së një fëmije, por kujdesin për ta, e konsideroj të pafalshëm nëse nuk e bëj, unë apo kushdo që ka mundësinë të bëjë një fëmijë të buzëqeshë, tek e fundit, të lemë vend edhe për pak humanizëm, se është e pamundur të na ketë rreshtur të gjithëve si shoqëri!

Etiketa: durreselitjona dokomaternitet
Pas

IRONIA THERËSE/ Klement Balili në kërkim, vëllai i tij ruante Prokurorët. CILAT ministri implikohen

Para

Edi Rama i bën qokën Greqisë, në kërkim të eshtrave të ushtarëve. A ishte kjo arritja e valles Bushati-Kotzias?!

Para
Edi Rama i bën qokën Greqisë, në kërkim të eshtrave të ushtarëve. A ishte kjo arritja e valles Bushati-Kotzias?!

Edi Rama i bën qokën Greqisë, në kërkim të eshtrave të ushtarëve. A ishte kjo arritja e valles Bushati-Kotzias?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Zbulohet një ambient i përshtatur për Call Center në Tiranë/ Vihen në pranga dy administratorët

Gjirokastër/ Me kallashnikov me vete dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

‘Çmenden’ çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium

Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve për falimentimin e qëllimshëm të 7 fasonerive, italiani tenton arratisjen për të shmangur tatimet

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

Greqia partneri i tretë tregtar, eksportet arritën 8,5 miliardë lekë

Ndotja akustike gjatë sezonit veror, policia gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve në Ksamil

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankrupt”.

Kinë/ Sot 36-vjetori i Masakrës së Sheshit Tiananmen ku vdiqën 10 mijë njerëz

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.