07:31 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të burgosurit në grevë urie, Berisha: Vrasjet serviren si vetëvrasje, kjo është situata katastrofale në burgje

20:32 | 30/07/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Çfarë të presim nga opozita pas zgjedhjeve? Dhunë?”, paralajmëron Berisha: Me Ramën s’ka marrëveshje, ja masat pritet të marrim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se situata në burgjet shqiptare është katastrofale ku të burgosurit turturohen, i lënë pa mjekime deri në vdekje nga sëmundjet, si dhe ndodhin vrasje të servirura si vetëvrasje.

“Iu bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve te narkoshtetit shqiptar dhe te konsiderojne ndershikimn sipas nenit 4 te Konventes se OKB Kunder Tortures te rregjimit te kakistokrasise te Edvin Kristaq Mafise”, shkruan Berisha teksa ka bërë publik edhe një denoncim të më herët nga mediat për grevën e urisë të të burgosurve në qelitë e paraburgimit tek 302-shi.

Statusi i plotë i Berishës:

Greve urie e te paraburgosurve ne burgun ne 302!

Burgjet e narkoshtetit shqiptar burgje ferri!
Vrasje mizore te servirura si suicide, tortura shtazore, lenie pa mjekim dhe vdekje nga semundje te pamjekuara, kjo eshte gjendja katastrofale ne burgjet e narkoshtetit te Edvin Kristaq Mafise.

Iu bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve te narkoshtetit shqiptar dhe te konsiderojne ndershikimn sipas nenit 4 te Konventes se OKB Kunder Tortures te rregjimit te kakistokrasise te Edvin Kristaq Mafise.

Lexoni me poshte raportimin e mediave per greven e urise te te paraburgosurve ne burgun 302. sb

Të gjithë të paraburgosurit e Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Nr. 302, “Mine Peza”, Tiranë që prej ditës së sotme në orën 12.00, kanë hyrë në grevë urie pa afat.
Qëllimi i grevës së urisë sipas tyre, është respektimi i të drejtave dhe lirive themelore dhe plotësimi i kushteve të vendosura në letrën publike drejtuar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministres së Drejtësisë, Prokurores së Përgjithshme dhe Përfaqësive të Huaja në Republikën e Shqipërisë.

Të burgosurit kanë 8 kërkesa që kërkojnë t’u plotësohen, duke nisur nga ajrimi si në të gjitha institucionet e tjera penitenciare (IEVP) në Shqipëri.
takime shtesë me familjarët për raste gëzimi ose hidhërimi, aktivitete kulturore-sportive apo dhe përmirësim i cilësisë së ushqimit. Gjithashtu ata kërkojnë edhe një rishikim të sistemi 41-bis, duke u shprehur se ka filluar represioni psikologjik.
Kjo nuk është hera e parë që të burgosurit e burgut 302 hyjnë në grevë urie. Dhe në mars të këtij viti ata kundërshtuan cilësinë e ushqimeve në burg dhe moslejmin e takimeve me familjarë.

LETRA E PLOTË
Të nderuar në respekt të detyrës tuaj në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë. Ju drejtohemi ju si organet më të larta ligjzbatuese në vendin tonë, duke parë që po na shkelen të drejtat më themelore të njeriut në të gjitha institucionet penitenciare (IEVP) në Shqipëri.
Të nderuar: Dëgjojmë me vëmendje çdo ditë të artikulohet reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj dhe nuk po kuptojmë se si do të zbatohet kjo reformë në kushtet aktuale?? Ku njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit. Thuhet se do të përmirësohet profesionalizmi në hetim dhe në gjykim. Kur sot në vitin 2019 gjykata merr vendime në bazë të bindjes juridike dhe me indicie përgjimesh pa kurrfarë fakti. Nuk e kuptojmë pse me dy standarde Kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë artikulojnë se nuk mund të dënosh me përgjime dhe pa fakte kurse ne na gjykojnë pa fakte dhe me përgjime të turpshme, si dhe duke qenë të paaftë profesionalisht kanë nxjerrë termin “Organizate kriminale”.
Thonë se ka vakum ligjor nuk ka institucione dhe i shkelin ligjet me të dy këmbët, i thyejnë afatet ligjore pa kriter, na mbajnë në burg dhe nuk japin asnjë shpjegim. Simboli i drejtësisë Peshorja e famshme ka vite që anon në një krahë, atë të organit të akuzës, ndërsa mbrojtja thonë: Nuk e dimë çfarë po bëhet?! Me të drejtë pyesim çfarë po bëhet me ne?? Thonë që kemi presion politik dhe nga ndërkombëtarët, si dhe dizinformojnë edhe mediat. Ka filluar represioni psikologjik duke na ofruar ligjin e institucioneve të drejtësisë italiane, atë të 41/Bis.
Të nderuar zonja dhe zotërinj ky ligj ka specifikën e ligjit dhe aplikohet për “organizata mafioze”. Pyetja është: A ka organizata mafioze në Shqipëri?

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: BURGU 302GREVA E URISE NE BURGSali Berisha
Pas

Paaftësia për gjetjen e 15-vjeçares së vrarë pas përdhunimit, ministri i Brendshëm jep dorëheqjen

Para

FOTO/ Pushimet e gruas më të fuqishme në botë, pas një dekade ende tek i njëjti vend

Para
Angela Merkel nuk dorëzohet! Pavarësisht problemeve shëndetësore do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

FOTO/ Pushimet e gruas më të fuqishme në botë, pas një dekade ende tek i njëjti vend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

BE me sanksione të reja ndaj Moskës, von der Leyen: Forca, e vetmja gjuhë që Rusia do të kuptojë

Trump i thotë “jo” Netanyahut për veprime ushtarake kundër Iranit në këto momente

Ndalohen dy persona, dyshohet se mashtruan dhjetë ish-pjesëmarrëse në luftërat në Siri dhe Irak

Parashikimi i motit për sot, 11 qershor 2025

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.