10:45 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të dashur shumë nga publiku, PSE folësit e njohur zgjodhën të braktisin ekranin

12:25 | 29/09/2017
në Aktualitet, Flash, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të dashur shumë nga publiku, PSE folësit e njohur zgjodhën të braktisin ekranin

Çdokush që mendon televizionet në Shqipëri, sidomos ndjekësit e moshës 30-40, nuk kanë se si mos ta çojnë mendimin te disa nga njerëzit që kanë dhënë shumë në ekran dhe janë dashur po kaq shumë nga publiku. Te mungesa e gjatë e tyre, për shembull, që s’ka të bëjë me ndonjë ndodhi të shkurtër që mund t’i ketë detyruar të shkëputen.

Ju kujtohet Fjoralba Mishaxhi, Monika Stafa, po Daniela Kostandini?! Ja si ”me shkop magjik”, mund të listojmë pa frikë disa emra që janë dashur shumë dhe që kanë qenë ”fytyrat” e lajmeve, në ekranet që na falnin aq shumë magji dhe kur nuk kishte portale vërdallë.

Pse folësit e njohur i braktisën ekranet?!  A u lodhën apo të tjera rrethana e zgjedhje në jetën e tyre morën përparësi?!

”Shuplaka” sjell më poshtë disa detaje të arsyeve pse hoqen dorë nga puna e një jete dhe magjia e ekranit.

1.Fjoralba Mishaxhi, spikerja ”konservatore” e TV Klan, e thjeshtë, pa shumë stërhollime në transmetimin e lajmeve dhe me një pamje vërtet prej gazetareje. Padyshim që publiku mendonte për lajmin kur dëgjonte Fjoralbën dhe te mendimi ”Sa e thjeshtë dhe sa e mirë është!”. Sot spikerja jeton në Londër me familjen e saj, duke zgjedhur shkëputjen nga TV.

2.Daniela Kostandini, në të njëjtën ”prerje” si Fjoralba, edhe pse shpesh luante me modelet e ngjyrat e flokëve por që nga aftësia e artikulimit dhe transmetimit të lajmeve mund të mendoje vetëm për lajmin. Me përvojë të gjatë, por Daniela zgjodhi shkëputjen nga TV Klan dhe siç mëson ”Shuplaka” ka zgjedhur të punojë te Marrëdhëniet me Publikun në një universitet privat.

3.Monika Stafa, një nga folëset e para të Top Channel, e thjeshtë, e qartë e plot energji pozitive në transmetimin e lajmeve. Kushdo që do ta shihte sot, patjetër që do thoshte ”Spikerja e Topit”, pavarësisht se Monika ka bërë rrugë të gjatë në karrierën e saj jashtë ekranit, duke marrë gradën ”Doktor”, ndërsa ka zgjedhur të shkëputet nga ekrani për të punuar si shefe e Këshillit të Ankesave te Autoriteti i Mediave Audiovizive.

4.Edian Gjoni, spikeri i TV Klan me diksion perfekt e zë karakteristik, tanimë zgjodhi shkëputjen nga ekrani për t’iu dedikuar një tjetër karriere, asaj të PR-it, duke bërë drejtorin e Marketingut në një spital privat.

5.Erjona Shehu, spikerja autoritare, e diksionit perfekt dhe imazhit ndryshuar rrallë, na ka dalë pak nga ideja thelbësore e titullit. Edhe pse Erjona, me profesion mjeke dermatologe, është shkëputur nga ”Top Channel”, ajo sërish ka zgjedhur që një herë në javë të jetë në një studio televizive: atë të TVSH-së në emisionin e pasdites, duke dalë nga korniza e lajmeve.

Të dashur shumë për ne, që kemi jetuar me ta në ekranet e shtëpive dhe që ç’nuk do jepnim t’i dëgjonim edhe njëherë, por  jeta jashtë ekranit me dinamikën e saj, të detyron të zgjedhësh. /Valmora Gogo- Shuplaka

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2865″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: braktisin ekraninekranefolesMODERATOREspikeretTV
Pas

Panuçi rikthen Xhakën, Kaçen dhe Cikalleshin, publikohet LISTA e ndeshjeve me Spanjën dhe Italinë

Para

Pacolli takon Mogherinin, liberalizimi i vizave për Kosovën çështje kohe

Para
Pacolli takon Mogherinin, liberalizimi i vizave për Kosovën çështje kohe

Pacolli takon Mogherinin, liberalizimi i vizave për Kosovën çështje kohe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vajza vrau babanë me tel, arrestohet nëna e 26-vjeçares, ndihmoi në pastrimin e trupit

Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshohet se ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak

Manja prezanton draft-kodin e ri penal: Nga sot do jetë për konsultim publik

Edicioni i katërt i ‘Marathon Enkelana’ në Pogradec, policia publikon masat për mbarëvajtjen e sigurisë, ja akset që do të bllokohen nesër

Rama urdhëron largimin e objekteve të paligjshme pranë rrugëve, jep afatin e fundit

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për kultivim të narkotikëve, arrestohet 39-vjeçari, pritet ekstradimi

U rrëzua me 49 persona në bord/ Publikohen pamjet e fundit të avionit, pasagjerët tregojnë gjendjen e frikshme

Lufta në Siri, Tajlanda: Mbi 100 mijë civilë kanë ikur si pasojë e konfliktit me Kamboxhian

SHBA-të dhe Izraeli dënojnë planin francez për të njohur shtetin palestinez

Kavajë/ Ngriti shtëpi bari në Spanjë dhe vodhi energjinë, arrestohet për ekstradim 54-vjeçarja e kërkuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.