Anëtari i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Simon Miraka tha sot në studion e emisionit “Pushteti” në Fax News se hapja e dosjeve të Ish-Sigurimit duhet të shërbejë që ata që kanë qenë të survejuar nga Ish-Sigurimi apo bashkëpunëtorë të mos kenë asnjë funksion në politikë.
Miraka theksoi se për këtë çështje duhet krijuar një tryezë ku të marrë pjesë i gjithë spektri politik dhe jo vetëm dy parti, dhe para se të shkohet te “Dosjet” të dënohen simbolet dhe sistemi komunist.
“Ky ligj është si vepra e Shekspirit ”Shumë zhurmë për asgjë”. E mira do të ishte që…ligjet kanë nevojë për ndryshime, të krijohet një tryezë ku ta marrë pjesë i gjithë spektri politik, jo vetëm dy parti se atom und të arrijnë marrëveshje me njëra tjetrën. Të dënohet njëherë sistemi komunist dhe të ndalohen simbolet pastaj të dalim te dosjet. Çdo person sipas ligjit do të plotësonte një formular nëse është survejuar apo ka qenë bashkëpunëtor në SHISH, pra kështu ka funksionuar.
Do të ishte më mirë që autoriteti të kishte listën, dhe kandidatët në zgjedhje të ishin të pastër. Duhet pasur parasysh dhe dhuna që u është nënshtruar për firmën por megjithatë kanë shkaktuar dëme. Ky ligj nuk e prek hetuesin apo prokurorin, kjo është revolta jonë, jo se mbrojmë bashkëpunëtorët e sigurimit, atyre duhet tu mohoet e drejta për të marrë pjesë në politikë”-u shpreh Miraka.
Discussion about this post