07:54 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të detajohet harta sizmike”, Ruçi takim me sizmiologun grek: Të rishikohet legjislacioni për fatkeqësitë natyrore

10:50 | 22/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të detajohet harta sizmike”, Ruçi takim me sizmiologun grek: Të rishikohet legjislacioni për fatkeqësitë natyrore

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, priti sizmiologun grek Spiros Pavlidis. Kryetari Ruçi e falenderoi profesorin Pavlidis mbi kontributin e tij në studimin e hartës dhe dukurive sizmike të Shqipërisë si edhe për mesazhet e qarta për shkencëtarët, politikanët dhe qytetarët shqiptarë pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Tërmeti i 26 nëntorit më ka shtyrë mua personalisht, por edhe si Kryetar i Kuvendit, të reflektoj mbi nevojën e rishikimit të legjislacionit e procedurave, jo vetëm në fushën e ndërtimeve, por në të gjitha marrëdhëniet e veprimet tona mbi natyrën dhe burimet e saj.

Unë kam vlerësim të lartë për punën tuaj si edhe të gjithë ekspertëve grekë dhe bashkëpunimin tuaj rezultativ me Parlamentin dhe Qeverinë, për të hartuar legjislacionin, procedurat dhe rregulloret antisizmike. Prandaj, e konsideroj të nevojshme rishikimin e kujdesshëm të legjislacionit mbi tokën, mjedisin, ndërtimet, ujrat, parandalimin e fatkeqësive natyrore e çështje të tjera që lidhen me natyrën, burimet, pasuritë, por edhe dukuritë e saj.

Asnjë paragraf i legjislacionit tonë nuk duhet të devijojë nga mirëkuptimi me natyrën dhe ligjësitë e saj. Kuadri ynë ligjor duhet të respektojë në mënyrë rigoroze ligjësitë e saj dhe rezultatet e shkencave natyrore, gjeologjike, fizike etj. Për këtë do të mirëprisnim edhe kontributin tuaj si edhe të universiteteve dhe ekspertëve të shquar grekë dhe nga vende të tjera.”, vuri në dukje Gramoz Ruçi.

Profesori Pavlidis e falenderoi Ruçin për ftesën për të diksutuar bashkarisht për çështjet të zhvillimeve sizmike në Shqipëri si edhe vlerësoi qasjen e drejtë të tij që për trajtimin e tyre duhet një bashkëpunim shumë i ngushtë midis shkencëtarëve sizmologë, gjeologë, inxhinierë dhe politikanëve e legjvënësve.

“Greqia dhe Italia kanë përvoja të shkëlqyera në studimin e dukurivë sizmike, mbrojtjen prej tërmeteve, kufizimin e pasojave të tyre dhe edukimin e popullsisë me kulturën antisizmike. Ju kini shkencëtarë të shquar, me të cilën ne kemi bashkëpunuar dhe po bashkëpunojmë.

Legjislacioni dhe rregulloret greke dhe italiane mund të përshtaten mjaft mirë për Shqipërinë sepse jemi në të njëjtën zonë sizmike. Kjo gjë duhet bërë menjëherë. Legjislacioni dhe rregulloret duhet të parashikojnë dy aspekte: të gjitha ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike, ndërsa ndërtimet ekzistuese duhet të kontrollohen ngga aftësitë e tyre për të përballuar lëkundje të mundshme sizmike, karakteristike për zonën sizmike ku bën pjesë Shqipëria.

Ju keni një një hartë sizmike të hartuar nga sizmologë të shquar shqiptarë, por mendoj se kjo hartë duhet të detajohet në harta zonale për të gjithë territorin e vendit. Përveç kësaj, duhet të bashkëpunojmë për të kultivuar kulturën sizmike të popullsia dhe çlirimin e saj prej stresit që shkaktojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.”, nënvizoi profesori Pavlidis.

Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe profesori Spiros Pavlidis diskutuan edhe mni aspekte e detaje të tjera të konsolidimit të masave kundër tërmeteve dhe kultivimit të kulturës sizmike të shoqërisë.

Etiketa: gramoz ruci
Pas

 “Ka thirr vllau vrasësin e djalit”, poezia brilante për minishengenin: Kush anmikut ja shtrin dorën, hapt me durë vorrin e vet

Para

Çadra e mbushur plot me ujë, apeli i familjes së prekur nga tërmeti: Çfarë do të bëhet me ne?

Para
Çadra e mbushur plot me ujë, apeli i familjes së prekur nga tërmeti: Çfarë do të bëhet me ne?

Çadra e mbushur plot me ujë, apeli i familjes së prekur nga tërmeti: Çfarë do të bëhet me ne?

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.