President i ardhshëm i Serbisë, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Aleksandar Vuçiç.
Kryeministri aktual serb ka fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot në Serbi, në bazë të 70 për qind të votave të numëruara deri në orën 21:20.
Vuçiç ka marrë 55.20 për qind të votave, kurse rivali i tij kryesor, Sasha Jankoviq, është i dyti, me 16.00 për qind të votave, ka bërë të ditur organizata Ipsos.
Sipas të dhënave jozyrtare, rreth 55 për qind e serbëve me të drejtë vote kanë votuar për presidentin e ri.
Organizata CeSID ka thënë se kjo është pjesëmarrja më e ulët në zgjedhje në Serbi që nga viti 2012, raporton INA.
Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, dhe ultra nacionalisti Vojisllav Sheshel, kanë dështuar fort, duke marrë vetëm 5.80, përkatësisht 4.40 për qind të votave.
Vuçiç është akoma popullor në Serbi. Tashmë nga kryeministër i Serbisë do të jetë president i saj.
Në Serbi presidenti zgjidhet nga populli, ndryshe nga Shqipëria.
(M.D/ Shuplaka)