21:56 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Të dielën paralizohen akset kryesore të Tiranës, zbulohet arsyeja pse

13:03 | 10/10/2017
në Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të dielën paralizohen akset kryesore të Tiranës, zbulohet arsyeja pse

Dita e dielë e datës 15 Tetor do të sjellë bllokimin e disa rrugëve kryesore për shkak të maratonës që do të zhvillohet nga Bashkia e Tiranës.

Maratona do të përshkojë disa nga pikat më kryesore të qytetit, e për këtë arsye Bashkia e Tiranës, përmes Policisë Bashkiake dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve për mbarëvajtjen e saj.

Nuk do të lejohet parkimi i makinave më datë 15 tetor, në rrugët: Bulevardi Zogu 1; Bulevardi Dëshmorët e Kombit; Rruga “Ibrahim Rrugova”; Segmenti i Rrugës “Ibrahim Rrugova” deri te Sheshi “Nënë Tereza”; Rruga e Kavajës në segmentin Qendër – Poliklinika 9; Rruga “Abdi Toptani”; Rruga “George W. Bush”; segmenti nga kryeqëzimi i Rrugës “Abdi Toptani” me kryqëzimin e Rrugës “Lekë Dukagjini”.

 

Oraret  dhe rrugët ku ndalohet qarkullimi i makinave

1.Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.

2.Ndalohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Lek Dukagjini” dhe sheshin “Nënë Tereza” në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.

3.Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Rruga e Kavajës”, deri tek rrethrrotullimi përballë “Kishës Orthodokse”, “Ded Gjo Luli”, Bulevardi “Zogu I”, “Urani Pano”, “Rruga e Barrikadave”, “George W Bush”, “Abdi Toptani” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

 

Vendet ku lejohet qarkullimi i makinave

1.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George W Bush”.

3.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Unaza e Mesme” përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, “Sami Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George W Bush” deri te “Murat Toptani”, “Vaso Pasha”, “Myslym Shyri” deri tek “Sami Frashëri”, “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.

 

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:

1.Rruga “e Elbasanit” do të devijohen tek “Ura e Lanës”.

2.Rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohen tek sheshi “Avni Rustemi”.

3.Rruga “e Dibrës” do të devijohen tek “Medreseja”.

4.Rruga” e Kavajës” do të devijohen tek “21 Dhjetori”.

5.Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.

(B.N/Shuplaka)

 

               

Etiketa: arsyejabllokohen rrugëtMARATONArrugët që do të qarkullohen
Pas

TVSH-ja për biznesin e vogël, Vasili: Po i bëjnë prapë duart me gjak nga duartrokitjet

Para

Ç’do të ndodh me GPS, Japonia ka lëshuar në hapësirë satelitin e katërt

Para
Ç’do të ndodh me GPS, Japonia ka lëshuar në hapësirë satelitin e katërt

Ç'do të ndodh me GPS, Japonia ka lëshuar në hapësirë satelitin e katërt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.