Katër viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin Milot-Rrëshen do të varrosen në Tiranë. Homazhet për anëtarët e familjes do të mbahen ditën e nesërme në orën 15:00, ndërsa të dielën në orën 11:00 do të përcillen për në banesën e fundit.
Viktimat janë Blerim Avdiaj, 45 vjeç, bashkëshortja e tij, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe, si dhe dy fëmijët Medina Avdiaj, 5 vjeçe dhe një i afërm i tyre 11 vjeçar, Klejdi Koci. Vajza e vetme e mbijetuar nga aksidenti është 3-vjeçarja Violeta Avdiaj, e cila është në gjendje kritike ndërsa po merr trajtim të specializuar në spitalin e Traumës.
Dyshohet se parakalimi i gabuar ka shkaktuar përplasjen e automjetit ‘Citroen’ me të cilën po lëvizte familja nga Kosova, me një kammion.
Familja Avdiaj ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë. Të dyja mjetet e përfshira në aksident mbrëmjen e djeshme ishin me targa të Kosovës.
(A.M/Faxweb.al)