Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ori Nebijaj e cila prej kohësh ka braktisur politikën për t’iu përkushtuar me kohë të plotë botës së televizionit ka ndarë me ndjekësit e saj një foto që ka marrë shumë reagime.
Nebijaj shfaqet e lumtur me presidenten e Top Channel, televizionin ku ajo punon aktualisht, Vjollca Hoxha, e cila siç duket në foton që ka publikuar ajo po i dhuron edhe një puthje.
Por në foto një ndjekës ka vënë re një detaj të pazakontë, një cigare është pranë krahut të moderatores. Ndaj edhe një ndjekës i çuditur nga ky fakt shkruan: Të dogjën me cigare?
(J.D/Faxweb.al)