23:49 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të duhej ballkoni im?”, plas keq sherri mes Encës dhe Besit: Nuk do e kesh më mundësinë të punosh me mua

17:07 | 28/12/2019
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të duhej ballkoni im?”, plas keq sherri mes Encës dhe Besit: Nuk do e kesh më mundësinë të punosh me mua

Enca Haxhia i është kundërpërgjigjur ashpër Bes Kallakut, pas deklaratave të këtij të fundit se Enca bën për ballkon, ndërsa Bleona për profesionalizëm, duke iu referuar këtu roleve që këto dy të fundit kanë tek filmat respektivë të publikuar së fundmi.

Por sipas Encës, kjo është një hipokrizi dhe padrejtësi e Besit, sepse ai vetë i ka kërkuar asaj që të marrë pjesë në filmin “Falco”.

“Dy nga gjërat që urrej më shumë në botë janë padrejtësia dhe hipokrizia. Dhe spuntoja për këtë video është pikërisht ky lajm që ma dërguan miqtë e mi. Në rradhë të parë ndoshta jam shumë naïve që e mendoj këtë gjë, por mua personalisht dhe çdo shqiptari duhet t’i bëhet qejfi dhe më behet qejfi që kinematografia shqiptare po zhvillohet.

Detyra jonë si shqiptarë dhe si artistë është të mbështesim punët e njëri-tjetrit. Në rradhë të dytë ndoshta Bes Kallaku ka harruar që përpara disa muajsh ishte ai i cili më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë mua mu desh ta refuzoja kërkesën e tij sepse nuk do të bënte sens as për mua, as për projektet që të kisha rol protagonist tek të dyja.

Dhe pikërisht pak ditë më vonë Bes Kallaku shprehet në një emision që Enca ka ballkonin ndërsa X ka profesionalizmin”, ka thënë Enca në një story në “Instagram”.

Më tej, ajo e pyet aktorin e humorit se pse ia ofroi rolin në film, për sa kohë që mendon se është e mirë vetëm për ballkon. Enca ia ka bërë të qartë Besit se nga tani e tutje marrëdhëniet mes tyre nuk do të jenë më të mira dhe se ai nuk do të ketë më mundësinë e bashkëpunimit me të.

“Pra i dashur Besi cila ishte arsyeja që ti ma ofrove këtë rol kryesor për filmin tënd? Sepse unë isha jo profesioniste? Apo sepse të duhej një ballkon, gjë e cila për mua nuk ka kuptim sepse e ke një ballkon në shtëpi. Jam e zhgënjyer si kolege, por mërzitja ime tjetër ishte edhe seksualizimi i një femre nga ana e tij, mbi të gjitha për një kolege, mbi të gjitha kur vjen nga një person që është bashkëshort, baba, biri i një femre dhe mbi të gjitha artist.

Ne nuk kemi punuar ndonjëherë bashkë, ti nuk e njeh profesionalizmin tim. Jam e sigurt që nuk do e kesh më mundësinë të punojmë bashkë. I uroj suksese çdo artisti shqiptar, më bëhet shumë qejfi ku shoh filma shqiptar në kinema. Jam shumë e gëzuar që u bëra pjesë e një projekti profesional si ‘I love Tropoja’ dhe komedia më e mirë shqiptare”, ka deklaruar Enca.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: besienca
Pas

Ish-zëdhënësi i LDK zbulon skenarin për qeverinë e re të Kosovës: Vjosa Osmani merr postin e kryeministres

Para

Zbulohet lidhja me super-gangsterin danez/ “Gruaja iu vra teksa mbante në krahë foshnjën”, skanohet e shkuara e Flamur Beqirit: Si i shpëtoi dënimit për trafikimin e 300 kg drogë

Para
Zbulohet lidhja me super-gangsterin danez/ “Gruaja iu vra teksa mbante në krahë foshnjën”, skanohet e shkuara e Flamur Beqirit: Si i shpëtoi dënimit për trafikimin e 300 kg drogë

Zbulohet lidhja me super-gangsterin danez/ "Gruaja iu vra teksa mbante në krahë foshnjën", skanohet e shkuara e Flamur Beqirit: Si i shpëtoi dënimit për trafikimin e 300 kg drogë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.