23:28 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të duket vetja i fortë, ngaqë rri me çuna problematikë”, presidenca i përgjigjet Ballës: Ciu Ciu Tao Tao (Video)

12:26 | 04/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla ‘live’ i kërkon llogari ministrit të LSI-së, Meta: Zoti Ministër, merr fjalën dhe jep sqarime

Pak pasi Taulant Balla u shpreh se presidenti i vjen anash Kuvendit, ka reaguar dhe zyra e shtypit të kreut të shtetit.

Ka qenë zëdhënësi Tedi Blushi ai që ka postuar një video nga manifestimi i Metës në rrjetet sociale, dhe ku i kërkon Ballës që të dëgjojë zerin e popullit dhe jo të Bablokut.

“Ciu Ciu Tao Tao.

Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”.

Tao Tao, harroje zërin e Bablokut!

DËGJOJE ZËRIN E POPULLIT!

ËSHTË ZËRI I ZOTIT!”, shkruan Blushi në rrjetet sociale.

Taulant Balla tha sot se mazhoranca do të marrë kohë për të parë argumentet e dhëna nga presidenti Meta, për kthimin pas të ligjit për betimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Në ndryshim nga Adnor Shameti, që tha menjëherë dje se do ta rrëzonin dekretin, Balla tha se shqyrtimi i dekretit do të dojë të paktën 3 javë.

“E para besoj që bashkëndajmë vlerësimin se deputeti Adnor Shameti është një prej profesorëve më të mirë të së drejtës në vend, dhe njohja e tij me jurispudencën është shumë herë më e mirë se ajo e presidentit. Zoti Shameti është në Kuvend si përfaqësues i Skraparit, dhe shpresoj që presidenti të mos ketë një inat personal me të”, u shpreh Balla.

Kreu i grupit parlamentar tha më tej se Presidenti nuk ka asnjë shans që të shpërndajë Kuvendin, ndërkohë që ku i fundit ka nisur një hetim ndaj kreut të shtetit.

“Marr shkas nga pyetja juaj për të dalë në një çështje tjetër, që diskutohet me patos në lloj lloj studio, se njëri që fryhet se do shpërndajë Parlamentin, të jemi seriozë, Shqipëria është një Republikë e kulluar parlamentare, dhe presidenti Ilir Meta e di fare mirë këtë mungesë së të drejtës për të patur këtë lloj qasje me Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtë që ta shkarkojë presidentin, që më pas certifikohet nga Gjykata Kushtetuese. E thënë në gjuhën popullore, Presidenti i vjen anash Kuvendit. Unë i kujtoj presidentit faktin që është nën hetim nga Komisioni Hetimor parlamentar, ju lutem mos u merrni më me këtë se presidenti pas 15 Marsit do të shpërndajë Kuvendin.

Unë kujtoj se Kuvendi në ditët e ardhshme ka një axhendë shumë të ngarkuar, ku do të kalohet dhe akti normativ për ligjin KÇK”, u shpreh më tej Balla.

Socialisti tha se manifestimi i presidentit Meta nuk ishte një gjë tjetër, veçse një grumbullim i anëtarëve të mbetur të SH.A-së së LSI-së, ndërkohë që sipas tij po zhvillohet një garë e ethshme brenda vetë opozitës, për të zgjedhur se kush do të jetë kryetari i ri.

“Këtu kemi të bëjmë me një garë të brendshme brenda opozitës, ne deri tani kemi njohur për kryetar zotin Basha, presim që të mbarojë kuy proces zgjedhor, dhe të shohim më pas se kush do të jetë në krye të opozitës”, tha më tej Balla.

“Presidenti i vjen anash Kuvendit”, a ka përçarje te mazhoranca për dekretin e Metës? Balla: Shpresoj që mos ta ketë personale me deputetin nga Skrapari

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: balla metapresidenca i pergjigjet balles
Pas

“Na thanë se ishte stërvitje për raste emergjente”, deklaratat kontradiktore të nxënësve për ngjarjen në Fier

Para

Helmi i dhjetëra nxënësve në Fier, ish-deputeti: Të gjitha strukturat të koordinuara për të fshehur ngjarjen kriminale

Para
Helmi i dhjetëra nxënësve në Fier, ish-deputeti: Të gjitha strukturat të koordinuara për të fshehur ngjarjen kriminale

Helmi i dhjetëra nxënësve në Fier, ish-deputeti: Të gjitha strukturat të koordinuara për të fshehur ngjarjen kriminale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.