08:38 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Të enjten seanca për mocionin e mosbesimit, Von der Leyen në Parlamentit Europian: Synon të destabilizojë BE-në!

18:22 | 07/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të enjten seanca për mocionin e mosbesimit, Von der Leyen në Parlamentit Europian: Synon të destabilizojë BE-në!

Para se të zhvillohet seanca vendimtare për mocionin e mosbesimit të enjten, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u paraqit sot në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, për të mbrojtur veten dhe mandatin e saj.

Mocioni i mosbesimit u depozitua nga eurodeputeti rumun Gheorghe Piperea (Grupi ECR), i cili e akuzon Von der Leyen për mungesë transparence në lidhje me skandalin e njohur si “Pfizergate”

Në rreshtat e parë të sallës ndodheshin disa nga emrat më të lartë të Komisionit Europian, përfshirë diplomaten e lartë Kaja Kallas dhe komisioneren për konkurrencë Teresa Ribera.

Pa e zbutur gjuhën, Von der Leyen e quajti këtë nismë “trukun më të vjetër të ekstremistëve”, një deklaratë që provokoi reagime dhe fishkëllima nga disa eurodeputetë në sallë.

Ajo gjithashtu sulmoi drejtpërdrejt Gheorghe Piperea, duke e akuzuar se përpiqet të destabilizojë institucionet europiane përmes pretendimeve të rreme dhe teorive konspirative.

“Ai përdor recetën më të vjetër të ekstremistëve: nxit ndarjen në shoqëri, minon besimin ndaj demokracisë, përhap pretendime të rreme për manipulim zgjedhor dhe përpiqet të rishkruajë historinë e menaxhimit të suksesshëm të pandemisë nga ana e Europës – nga vaksinat deri te fondi ‘Next Generation’. Dhe tani po përsërit teori të diskredituara për mesazhe me shkrim”, deklaroi presidentja e Komisionit.

Von der Leyen u shpreh qartazi se propozimi për mocionin e mosbesimit është një përpjekje për të krijuar përçarje dhe mosbesim në zemër të institucioneve europiane.

“Mund të zgjedhim të ndjekim z. Piperea në botën e tij të teorive konspirative dhe planeve të errëta që ai u atribuon Brukselit, ose mund të themi hapur atë që është në të vërtetë kjo nismë: një përpjekje brutale për të krijuar ndasi mes institucioneve tona, mes forcave pro-europiane dhe pro-demokratike të këtij Parlamenti”, theksoi ajo.

Vota për mocionin pritet të zhvillohet të enjten dhe do të tregojë nëse Ursula von der Leyen do të marrë përsëri besimin e eurodeputetëve, ndërkohë që ka nisur tashmë procesi për një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian.

 

Pas

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Para

20 mijë emigrantë në 6 muaj kaluan La Manshin, rreth 50% më shumë se vjet. Anglia akuzon Francën për…

Para
20 mijë emigrantë në 6 muaj kaluan La Manshin, rreth 50% më shumë se vjet. Anglia akuzon Francën për…

20 mijë emigrantë në 6 muaj kaluan La Manshin, rreth 50% më shumë se vjet. Anglia akuzon Francën për…

 



Të Fundit

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Ish-presidenti i Koresë së Jugut arrestohet për herë të dytë

Tarifat doganore, Brukseli përgatit më shumë lëshime ndaj SHBA-së

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Riaktivizohet sërish zjarri në zonën e malit të Dukatit

SHBA-të rifillojnë dërgimin e armëve në Ukrainë pas pauzës së Pentagonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.