Të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ministri për Çështjet Vendore Eduard Shalsi dhe deputeti i PD-së Aldo Bumçi kanë debatuar ashpër lidhur me protestën e opozitës.
Ndërsa Bumçi po fliste për protestën por edhe për ndërkombëtarët, Shalsi ka marrë fjalën dhe është shprehur: “Zoti Bumçi duhet ta dijë se nuk janë gjermanët pushtues por partnerët tanë sepse mënyra se si kanë anatemuar të gjithë të huajt që janë prononcuar”.
Por Bumçi e ka ndërprerë: “Se edhe kur erdhi oferta e Shtrausit e refuzuat”.
VAZHDIMI I DEBATIT
Shalsi: Ta mbaroj
Bumçi: një shans i artë për shqipërinë në 86-ën. Ti je përfaqësues i kësaj partie
Shalsi: Bëji të fala të fala kur të dalësh që këtej Kaç Islamit, se je te partia e Kaç Islamit e harrova.
Bumçi: Vazhdo, vazhdo
Figura të rëndësishme të skenës kanë ardhur në Shqipëri, i fundit është DASH, çfarë thotë, partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjehdjet e ardhshme.
Blendi: Amerikanët nuk dalin kundër nëse ju doni të bëni një qeveri teknike
Shalsi: E para, Reforma në Drejtësi, nuk e negociojmë
E dyta, kushtetuta, ka përcaktuar datën 18 qëershor zgjedhjet. Ngrihet një grup njerëzit dhe thotë hajde bëjmë zgjedhje të parakohshme, pastaj hajde shtyjmë zgjedhjet. Të jemi seriozë, e ka përcaktuar kushtetuta.
Datën e zgjedhje e ka përcaktuar kushtetuta.
Praktika absurd mbi krijimin e qeverisë teknike, mbi ç’bazë?
Populli thotë ju ‘sdo bëni pazare mbi vullnetin tim, është sovrani që vendos, jo Bumçi, Basha dhe Berisha. (D.D/Shuplaka)