Instagrami është shndërruar në një mënyrë efikase për të fituar edhe para jo vetëm për të publikuar fotografi. Të gjithë VIP-at që kanë një numër të madh ndjekësish fitojnë nga publikimet e tyre dhe jo pak. Sipas gazetës ‘Hopper HQ’ listën e kryeson Kylie Jenner, sipërmarrëse dhe personalitet televizive amerikane. Ajo ka 112 milion ndjekës në rrjetin social ku për çdo shkrepje merr 1 milionë dollarë.
Në vendin e dytë është aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez. Ish e dashura e yllit pop, Justin Bieber ka në rrjetin social 140 milion ndjekës dhe fiton për çdo foto vetëm 800 mijë dollarë. Cristiano Ronaldo në vendin e tretë. Ylli i ri i Juventusit me 137 milion ndjekës merr 750 mijë dollar për çdo foto. Kim Kardashian personazh televiziv më i ndjekur dhe i përfolur mban vendin e katërt. Për çdo foto fiton 720 mijë dollar me 114 milion ndjekës. Beyonce diva e muzikës e nominuar 62 herë për çmimin i Grammy Aëards, mban vendin e pestë. Ajo ka 116 milion ndjekës në instagram dhe fiton për çdo foto 700 mijë dollarë. Në vendin e gjashtë aktori dhe ish mundësi që njihej me emrin sportiv ‘The Rock, Daëyne Johnson me 111 milion ndjekës fiton për çdo foto 650 mijë dollar. Justin Bieber në vendin e shtatë.
Këngëtari ka ne rrjetin e Instagramit 101 milion ndjekës dhe për çdo foto fiton 600 mijë dollar. Neymar, futbollisti brazilian në vendin e tetë me 100 milion ndjekës dhe fiton për çdo foto 600 mijë dollar. Leo Messi mban vendin e nëntë. Futbollisti argjentinas njëkohësisht dhe yll i Barcelonës ka në instagram 97.3 milion ndjekës dhe për çdo foto fiton 500 mijë dollar. Kendall Jenner mbyll dhjetëshen e yje që fitojnë nga publikimet e fotove. Ajo është një nga modelet me të paguara në botë.
Në rrjetin social Instagram ka 94 milion ndjekës ku për çdo foto qe publikon fiton 500 mijë dollarë.
(J.D/Faxweb.al)