Policia dhe RENEA kanë ndërmarrë një aksion pasditen e sotme në Dobraç të Shkodrës raporton ‘Fax News’ . Forcat RENEA kanë ardhur nga Tirana.
Policia lokale është treguar e rezervuar në dhënien e informacioneve. Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar nga aksioni në Dobraç.
Ndërkohë në Tiranë është arrestuar Safet Bajri, i njohur si i forti i Shkodrës.
Kujtojmë që ky është aksioni i dytë i policisë në Dobraç brenda një kohe të shkurtër. Vetëm pak javë më parë RENEA dhe policia ndërmori një aksion të gjerë ku u fut në Dobraç dhe në Kiras ku u arrestuan disa persona dhe u sekuestruan disa mjete blinduara. (B.H./Faxweb)
Discussion about this post