Pas 39 trupave të vdekur në një kamion frigoriferik që vinte nga Irlanda e Veriut drejt Anglisë, kanë nisur kontrolle të shumta. 16 persona janë gjendur të fshehur në një trajler që po transportohej me vapor të kompanisë ”Stane Line” nga Franca drejt Irlandës.
Autoritetet irlandeze konfirmojnë se personat janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa kombësia e tyre nuk bëhet me dije. Portet e Spanjës, Anglisë, Holandës, Belgjikës dhe Francës janë disa prej pikave kryesore të kalimit të refugjatëve nga vendet e Ballkanit, Afrikës së Veriut, Lindjes së Mesme dhe Lindjes së Largët.