Policia e Portit të Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme paundi, të fshehur në një kamion që vinte nga Italia. Nuk dihet ende sasia e vlerës monetare të kapur, pasi efektivët e policisë po vijojnë ende numërimin e tyre.
Furgoni kishte mbërritur ditën e sotme me traget nga Italia dhe sasia e parasë u arrit të evidentohej në vijën e dytë të kontrollit. Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit, ndërkohë që operacioni është në vijim e sipër.
Kujtojmë se përpara pak orësh, po në Portin e Durrësit në vijën e dytë të kontrollit u kap nga skaneri një sasi prej 300 kilogramë kokaine, e fshehur në sarbatorin e një kamioni me targa maqedonase që kishte destinacion Italinë.