Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur pas takimit me Bashën dhe me aleatët në selinë e partisë demokratike.
Kryemadhi u shpreh se për zgjidhjen e krizës problemi nuk qendron te opozita, por te qeveria dhe gënjeshtrat e Edi Ramës.
“Opozita është e gatshme për të gjitha Reformat, si dhe të kountribojë për çeljen e negociatave të vendit me BE-në. Opozita është pro dialogut, por nuk mund tiu besojë gënjeshtrave të Edi Ramës”, u shpreh Kryemadhi.
Kryemadhi foli dhe për gjendjen në të cilën ndodhet sot vendi, teksa u shpreh se të gjithë fondet e emergjencave kanë shkuar në xhepat e oligarkëve.
Në takimin e sotëm që zhvilloi opozita e bashkuar u vendos për të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore, në nivel ekspertësh.
Reagimi i plotë i Kryemadhit:
Opozita është gjithmonë e fatshme për të hapur menjëherë dhe me urgjencë negociatat me BE sepse është e vetmja mënyrë për të pozicionuar Shqipërinë në krahun e duhur , në atë të cilën i takon për të qenë anëtare e BE.
Opozita po vazhdon punën me intensitet të plotë me të gjithë grupet e punës, të propozuara nga të gjithë partnerët e frontit opozitar, që kanë të bëjnë me grupet e punës për përgatitjen e paketës antikrizë, që shumë shpejt edhe ju do njiheni, për tu paraqitur dhe për të dhënë hapat e menjëhershëm sepse kriza nuk është vetëm Parlamenti.
Kriza është ekonomia që kanë sot shqiptarët. Kriza është situata në të cilën gjenden sot shqiptarët. Ju e keni vënë re që para tre ditësh Shqipëria kaloi në një fatkeqësi natyrore që ishte tërmeti i famshëm. Mjafton që të bëni ju si gazetarë një kërkesë zyrtare Kryeministrit dhe Ministrisë së Financave, për të pasur dijeni sesa është fondi për emergjencat. Është zero para sepse paratë e emergjencave për shqiptarët kanë shkuar për lukset e ministrave të Ramës dhe të stafit të tij.
Shkojmë të shohim përmbytjet, që shikojmë trumpetimin e rrugëve pafundësisht dhe reklama pafundësisht ndërkohë që shohim që rrugët nuk kanë kanalizime për tu zhbllokuar dhe për të pasur një qarkullim të lirshëm të qytetarëve. Pra ajo cka opozita do të propozojë është paketa antikrizë jo për krizën politike të Edi Ramës dhe as për krizën e identitetit të Edi Ramës.
Është paketa antikrizë për tu dhënë shqiptarëve më shumë mundësi , punë, siguri dhe garanci dhe juve për të qenë më të lirë në këtë situatë terrori dhe manipulimi mediatik të propagandës së Edi Ramës.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post