Pas situatës së krijuar ditën e djeshme, ku ish kryeministri Sali Berisha i shqoëruar nga Komisioni për Rithemelimin e PD u paraqit në selinë blu, ka ngjallur reagime të shumta dhe së fundmi ambasadorët kanë mbërritur në zyrën e Bashës.
Sa i përket kësaj vizite ka reaguar edhe deputeti demokrat, Edi Paloka i cili me një anë të postimi në rrjetin e tij social ka sulmuar kryetarin e PD, Lulzim Bashën duke I thënë se nuk do të mund të mbante dot pushtetin brenda partisë me ndihmën e Ramës apo të ambasadorëve.
Postimi i Plotë nga Edi Paloka:
Sikur te angazhoheshe kaq shume sa po angazhohesh per te mbrojtur vulen e karrigen tende , edhe per te mbrojtur voten e denoncuar “masakren zgjedhore” , do ju kishe bere te pakten nje sherbim demokrateve !
Seriozisht e ke qe mendon se mund te qendrosh ne krye te demokrateve me ndihmen e policise se Rames dhe ambasadoreve, kur demokratet te kane shkarkuar ?! Ty mbase te ben pune nje parti-shoqate ne opozite prandaj lufton kaq fort per vulen, po si mund ta pranojne kete ata demokrate qe prej me shume se 8 vitesh jane nen dhunen dhe persekutimin e Rames ?! Tani po lufton te mbash vulen sepse justifikimin per humbjen e rradhes e ke gjetur : “Prape fajin e ka Saliu”