Kryeministri Rama ka qenë paraditen e sotme i pranishëm në zonën e Urës së Mifolit në Vlorë, një nga zonat që ka shfaqur edhe problemet më të mëdha sa i përket përmbytjeve ditën e sotme.
Mirëpo në ka një gjë që të tërheq vëmendjen në fotot që ‘’Faxweb” ju sjell më poshtë është fakti se të gjithë pranë Ramës janë veshur me çizme llastiku, në përshtatje me situatën e vështirë të motit.
Po nuk ka bërë të njëjtën gjë kryeministri. Ai është shfaqur me këpucë me qafë, dhe jo më kot, në foto duket edhe makina që me gjasa do të transportojë kryeministrin e vendit.
(E.K/Faxweb)