11:37 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Të gjithë duhet të dënojmë sulmin”/ Biden solidarizohet me Trump

10:03 | 14/07/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të gjithë duhet të dënojmë sulmin”/ Biden solidarizohet me Trump

Presidenti amerikan Joe Biden ndërpreu fundjavën dhe fushatën elektorale, duke u rikthyer me urgjencë në Uashington, pas atentatit ndaj Donald Trump. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se “Presidenti Biden do të niset nga shtëpia e tij e plazhit në Rehoboth për në Uashington mbrëmjen e së shtunës”.

Presidenti Joe Biden dënoi sulmin ndaj Trump duke theksuar se “të gjithë duhet ta dënojnë” atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.

Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, Biden tha se ndjehej i lehtësuar që sipas njoftimeve Trump “është mirë”. Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit.

“Ne nuk mund të lejojmë që të ndodhin gjëra të tilla. Ideja se mund të ndodhë një dhunë e këtij lloji në Amerikë është e pabesueshme”.

Presidenti Biden, tha se po priste informacion shtesë përpara se ta quante zyrtarisht sulmin një tentativë për vrasje ndaj ish-presidentit. “Unë kam mendimin tim, por nuk kam fakte,” u tha ai gazetarëve, duke u zotuar të se do të japë informacione shtesë kur t’i marrë ato.

Presidenti foli nga qyteti bregdetar Rehoboth i shtetit Delauerë, ku po kalonte fundjavën.

Biden mori “informacionin fillestar” nga këshilltarët e tij pas të shtënave dhe më pas mblodhi zyrtarët e sigurisë për një përditësim më të detajuar nga Kimberly Cheatle, drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas dhe këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë, Liz Sherwood-Randall.

Pas incidentit, fushata e Biden tha se po ndalte të gjitha mesazhet për përkrahësit e tij dhe se do të tërhiqte të gjitha reklamat televizive.

Zv/Presidentja Kamala Harris tha në një deklaratë se edhe ajo ishte informuar, duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj “ndjehen të lehtësuar” që zoti Trump nuk ishte lënduar rëndë. “Ne lutemi për të, familjen e tij dhe të gjithë ata që janë lënduar dhe prekur nga ky sulm i pakuptimtë,” tha ajo.

Etiketa: donald trumpJoe Biden
Pas

Atentati ndaj Trump/ Mbështetësit e ish-Presidentit njoftuan forcat e sigurisë para të shtënave

Para

Pushuesi u godit nga helikat e mjetit lundrues, arrestohet drejtuesi i gomones

Para
Pushuesi u godit nga helikat e mjetit lundrues, arrestohet drejtuesi i gomones

Pushuesi u godit nga helikat e mjetit lundrues, arrestohet drejtuesi i gomones

Discussion about this post

 



Të Fundit

Media iraniane: 60 të vdekur, mes tyre 20 fëmijë nga shembja e një ndërtese pas sulmit izraelit

I akuzuar për masakrën e Bradasheshit dhe grabitjen në Rinas, lihet në burg vëllai i Nuredin Dumanit. Zbutet masa për Armis Stafën, “ushtarin” e Çopjave

Kokainë, armë dhe municione, bie në pranga Krisald Kundraxhi, bashkëpunëtor i Gjergj Cukalit

Interpol Tirana/ Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

“Nuk e kemi luftën me ju”, Netanyahu i drejtohet me fjalim popullit të Iranit

Sulmet e Iranit, ministria e Jashtme: 5 shtetas shqiptarë në Izrael, ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta

Sulmi i Iranit mbi Izrael, Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë raportim për shqiptarë të lënduar

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit?

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.