Lajmi për largimin e moderatorit të ‘Opinionit’, Blendi Fevizu, nga Tv Klan, ka ngjallur shumë polemika dhe pikëpyetje tek ndjeksit besnik të këtij emisioni.
Edhe pse Fevziu ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, nëse do ta pranojë ofertën e Ben Blushit, për t’u transferuar tek Top Channel, ai ditën e djeshme i ka befesuar të gjithë ndjeksit.
Në ‘Instagram’, moderatori ka publikuar një foto me të atin e tij, ku shkruan “Me tim atë”.
Ata janë fotografuar në një studio dhe duken shumë të qeshur.
Edhe pse nga historia që vetë moderatori ka treguar për Ali Fevziun i cili e ka birësuar, në një moshë të vogël, vihet re një ngjashmëri e madhe mes tyre.
Këtë gjë e kanë vënë në dukje edhe fansat, të cilët komentojnë për një vazhdimësi të kësaj marrëdhënie dhe i urojnë vetëm shëndet babë e bir.
(E.V/Faxweb.al)