“Dreka ime me Shkrelin: Çfarë duhet të mësojmë nga përbindëshi më i fundit i Farmaceutikës”, kështu e titullon shkrimin gazetari Matthew Herper, pjesë e stafit të Forbes, për miliarderin shqiptaro-amerikan i cili u vendos në qendër të debatit për shkak se rriti çmimin e një barne jetike me mbi 5000%.
Ju tashmë e urreni Martin Shkrelin, menaxherin që rriti çmimin e ilaçit me 5000%. Tani është koha që ta njihni atë. Unë nuk jam duke thënë se duhet ta njihni Shkrelin pasi në fund të shkrimit do ta simpatizoni atë. Ju mund ta urreni edhe më shumë. Ai është shumë i zgjuar por edhe pa përvojë, ndoshta sociopath. Shkreli u bë i njohur dhe u vendos në shënjestër për shkak se është i lejtë për tu tallur, por kompanitë e tjera farmaceutike i rrisin çmimet e ilaçeve jetike po aq sa ai.
Por në fund të fundit Shkreli është penduar dhe ai mendon se është një Shef Ekzekutiv i madh. “Unë kam më shumë kujdes për pacientët se kushdo”, thotë Shkreli. “Unë kujdesem më shumë për shkencën e barnave se kushdo që ju mendoni. Unë e dua këtë biznes dhe e di se po ndihmoj pacinetët. Vetëm kjo më intereson të dij”, rrëfen ai.
“Kur je nga Neë York City e di se shumë gjëra janë të mundshme”, tha ai. I biri i emigrantëve shqiptarë, Shkreli u diplomua në një prej kolegjeve më elitar të SHBA-ve. Ai kishte diçka të veçantë. Menjëherë bindi personat e duhur për lëvizjet e tij në farmaceutikë, dhe ia arriti.
Daraprima u aprovua për të trajtuar toksplazmozën në vitin 1950, çmimi i saj tashmë është rritur me 5000% ndërsa kjo nuk është hera e parë që Shkreli bën këtë lëvizje. Në kohën kur ai ishte në krye të kompanisë “Retrophin”, arriti të dalë në titujt e parë të lajmeve kur bleu barnën “Thiola” dhe rriti çmimin e saj me 2000%.
Këtë shtator ai u kritikua për taktikat e tij të marrjes së patentave të barnës “Pyrimethamine” dhe duke rritur çmimin e saj, disa herë deri në 5000% më shumë. Pyrimethamine” është e shënuar në listën e barnave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë si barnë e rëndësishme dhe e nevojshme për sistemet bazë të mjekësisë. Ai akuzohet për manipulimin e çmimit duke fituar miliona nga pacientët në gjithë botën.
Por në punën e Shkrelit nuk ka asgjë ilegale. Grupet e pacientëve në mënyrë rutinore ankohen në lidhje me kompanitë ngrenë çmimet kryesisht të barnave të vjetra në treg. Kompani të tjera gjigande të farmaceutikës e përdorin këtë taktikë po ashtu edhe “Big Pharma” e cila rrit çmimet e barnave që rrezikon të humbë patentën./VOA