Emisioni “Fokus” në Fax News i drejtuar nga Robert Papa ka trajtuar temën e sistemit demokratik 29-vjeçar në vendin tonë si dhe të udhëheqjes politike gjatë këtyre viteve.
Për “Fokus” u prononcuan Dhimitër Vasili, Hajredin Fratari, Grid Rroj, Lekë Mirakaj dhe Shenasi Rama të cilët shprehën këndvështrimet e tyre për mënyrën se si është ndërtuar sistemi politik në Shqipëri dhe si udhëhiqet vendi ynë nga klasa politike.
Dhimitër Vasili tregon kohën kur u dënua ende pa ardhur sistemi demokratik në Shqipëri: Je në grup me ta me thanë, se je për një qëllim, unë nuk e firmosa, u bë një gjyq qesharak. Gjyqi u bë me dyer të hapura tek Gjykata e Tiranës, salla ishte plot e përplot, ajo ishte një demostratë e heshtur. Ngjarja e 28 Janarit duhet të lidhet në vazhdimësi deri në dhjetor nga historianët, për ta përmendur. Gjyqi ishte demostratë tamam sepse pas dënimit tonë, kur dekada të tëra ishte e ndaluar mbrojtja, gjyqi u bë një demostratë e vërtetë pas dënimit e gjithë salla, pasi u dënova me 2 vjet bërtitën me forcë “Liri”, “pavarësi”. Kjo zhurmë e madhe u shpërnda edhe në rrugët e Durrësit. Ishte interesante kur dola nga dera e pasme me 2 të tjerët për të na dërguar në qeli. Një ushtar më ka goditur më shkop sa për tre ditë nuk e kam marrë veten.
Hajredin Fratari tregon peripecitë e të atit me sistemin komunist dhe ndarjen e shqiptarëve në fillim të viteve ‘40: Babait tim i thanë të nënshkruante, por i tha Mehmetit që është plotësisht dakort por duhet të shtojë Kosovën dhe Çamërinë. Mehmeti hidhet përpjetë dhe thotë në asnjë mënyrë, Kosova i përket Jugosllavisë. Ai u largua dhe dha urdhër të vriste tim atë, por qëlloi që adjutant i tij ishte kushëriri i parë i tim eti, i ndaloi dorën, dhe që atëherë u bashkua me Abaz Kupin. Babai kishte shumë rreth miqësor nga mamaja ime, gruaja e Ali Zotit ishte kushërira e parë e nënës sime. Deri në ’44 ka qenë me Legalitetin. E mbyllin në Kalanë e Gjirokastrës por ishte po Alizoti që e nxori. Pastaj nuk kishte ç’bënte më dhe u largua me anije. Ka qëndruar 5 vite në Itali, në Bari. U bë një kamp, dhe pasi u bë kjo ishte gjëja më e keqe që u bë, është ndarja e kampit në dy pjesë, Legalistët në njërën pjesë dhe ballistët në anën tjetër.
Grid Rroj tregon problemet që ka sistemi politik dhe që ka pasur përgjatë 29 viteve demokraci në Shqipëri: Siç e kam thënë me kohë, ky sistem ishte i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk kishte ku shkonte veçse dështimit. Nuk i shërbente interesave madhore të shoqërisë. Ishte i bazuar në meritokraci. Tri janë aspektet kryesore të dështimit të parisë së Tiranës. Është së pari dështim politik. Së dyti ky sistem ka prodhuar vazhdimisht qeveri që nuk kanë qenë të afta për të punuar për shqiptarët dhe nuk kanë dashur të punojnë për shqiptarët, por nga ana tjetër kanë krijuar një bosht ortodoks Greqi Serbi. Së treti, ky sistem i tyre politik ka dështuar sepse ata kanë humbur besimin dhe legjitimitetin. Tashmë edhe ata nuk mund të nxjerrin një njeri tjetër të ri duke qenë se kanë krijuar një boshllëk pasi kush del është i komanduar nga paria e Tiranës.
Lekë Mirakaj flet për vendosjen e portreteve të dëshmorëve në Bulevard: Vjet u tallën me ne, vendosën 40 martirë të fesë katolike. Vatikani ka mënyrën e vet të sanksionimit dhe nuk hyj në atë punë. Ata vendosën martirët që u vranë dhe u masakruan pa të drejtë. Frano Mirakaj është kushëriri im, por pas atyre në të njëjtin vend të varin fotografitë e disa të tjerëve, ata nuk janë shqiptarë.
Shenasi Rama flet për atë se çfarë tregoi tragjedia natyrore e 29 Nëntorit të vitit të kaluar dhe si e gjeti ajo Shqipërinë: Tërmeti tregoi se shteti nuk është një barrë por i domosdoshëm dhe i dobishëm për të shmangur babëzinë, djallëzinë, poshtërsinë që janë elementet kryesor që sundojnë sot në Shqipëri. Tërmeti tregoi se paria e Tiranës është në nivel sekti, në nivel mediash dhe specilistësh aq sa mendon se mund të bëjë gjithçka me popullin. U pa që nuk ka asnjë opozitë, paria kontrollon të gjitha strukturat politike majtas e djathtas, lart e poshtë. E ashtuquajtura opozitë është thjeshtë vegël e parisë së Tiranës që po luan thjeshtë një rol të parisë, është dora e djathtë e parisë së Tiranës. Të gjithë janë bashkë në këtë krim të përbindshëm. Që t’ia faturojë marrëzinë njerëzve, koha është ajo që i duhet parisë, ndaj bërtasin për sa më shumë dhimbje e solidaritet sepse këtë kohë e duan për të shuar urrejtjen e njerëzve. Koha e largon përgjegjësinë, askush nuk dënohet, ata janë thjeshtë për të fituar kohën e tyre të çmueshme sepse juve (qytetarët), ju kanë frikë për vdekje.
https://www.facebook.com/FaxWeb2/videos/2500210676918310/
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post