“Në mumentin që shikon se pushteti shkëmbohet dhe forcohet atëherë kuptohet se është ndarë shumë thellë e drejta ligjore me të drejtën homane”. Kështu u shpreh juristi Sokol Hazizaj në “Natë me Xhaxhiun” teksa po fliste për implementimin e Refirmës në Drejtësi.
Hazizaj tha se mosnjohja e ligjit nuk përbën shkak pafajësie por ne jemi vendosur sipas tij, përballë një situate të tillë jo të qëllimshme.
“Sot ka qenë një konferencë e organizuar nga Kuvendi për integrimin ku u fol kryesisht për Reformën në Drejtësi. Ata që përfaqësonin politikën mazhorative u shprehën gjatë gjithë kohës optimitë, por kur i erdhi radha të flisnin përfaqësuesit e organeve të reja të drejtësisë, asnjëri prej tyre nuk dha asnjë datë se kur do të krijohen këto organe të reja. Kemi mungesën e shumë institucioneve edhe nga ato që janë krijuar së fundmi, përshirë edhe KLP-në”.
Duke komentuar aktualitetin politik si dhe problemet që ka kodi aktual zgjedhur, Hazizaj tha: “Kemi dy mandate politike pa bërë politikë, niveli politik e ka humbur karakterin përfaqësues. Thelbi i Kuvendit është leximi dhe miratimi i ligjeve. Por pse ka humbur karakteri përfaqësues(?) Për shkak të ligjit zgjedhor të vitit 2008. Formati i zgjedhjes së përfaqësuesve përmes popullit sjellin kuotat e duhura të gjykimit nga ata që pushtojnë tribunën. Por bie në ndesh me 2008, sepse ne vuajmë nga fakti që harrojmë shumë shpejt. Njerëzit që nuk mëshojnë mbi librin dhe njerëzit që nuk lexojnë kushtetutën priren të përqafojnë kulturën e forcës dhe jo të ligjit”.
“Ligji nuk është thjeshtë një e drejtë, por është edhe përgjegjësi dhe detyrë. Askush nuk dëgjohet të flasë për ndryshimin e kodit zgjedhor të të 2008, sepse të gjithë këta janë produkt e votës së vjedhur. Ose të gjithë këta të heqin dorë nga kjo, gjë të cilën e kanë shumë të vështirë, ose të mbajnë përgjegjësi para organeve të reja të drejtësisë. Por kur mund të ndodh kjo(?) Kurt ë ndërtohet SPAK-u. Por nga ana tjetër, në bazë të asaj çfarë deklaroi kryetari I KLP-së sot, e shoh shumë të largët atë ditë”, deklaroi Hazizaj përballë moderatorit Rezear Xhaxhiu në Fax News.
(F.GJ/FAXWEB.AL)