12:58 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të gjithë jemi koshient që PD aktualisht, nuk është në gjendjen e saj më të mirë”, Koduzi jep detaje nga mbledhja e PD

22:30 | 30/03/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të gjithë jemi koshient që PD aktualisht, nuk është në gjendjen e saj më të mirë”, Koduzi jep detaje nga mbledhja e PD

I ftuar në një lidhje të drejtëpërdrejtë në skype, në studion e Fax News ishte sot Gazmend Koduzi anëtar i kryesisë së PD.  Koduzi shpjegoi se  si antar kryesie  nuk mund të flistë për një informacion të përditësuar, sepse sipas tij këtë informacion mund ta shpjegonte më qartë organi vendimmarrës i PD, ai gjithashtu bëri me dije se mund të listë për zhvillimet që kanë ndodhur këto dy tre ditët e fundit deri më sot. I pyetur nga gazetarja për tërheqjen e shumë kandidaturave për kryetar bashkie në disa bashki, Koduzi u shpreh se në të shumtën e rasteve nuk ka qënë tërheqje nga kandidati, por sipas tij ka qënë një rishikim i pozicionit të tyre, një rivlerësim i situtës dhe një i mundësive për të patur një rezultat të kënaqshëm.

Para se të nisim diskutimet për të gjitha zhvillimet në PD si fillim dua t’ju pyes ju si antar kryesie keni informacion në sa bashki kjo forcë politike do të marrë pjesë duke marrë parasysh se ende nuk ka një informacion të qartë ose të saktë as nga institucionet dhe as nga kjo forcë politike?

Unë informacion më të përditësuar më të fundit nuk  kam sepse ju e dini që kryesia e PD është një organ vendimmarrës ndërkohë që me menaxhimin e situatës është sekretariati pra është sekretari i përgjithshëm sekretari i çështjeve ligjore në PD që ka përfaqësues edhe në KQZ edhe ata e kanë informacionin më të përditësuar, unë mund të jap informacione për ato që ne morëm vendime ditën e diel çfarë ka ndodhur këto dy tre ditë deri më sot.

Po domethënë që ka patur dorëheqje të shumta nga kandidatët për kryetar bashkiak në disa bashki të vendit. Si i keni parë arsyetimin e tyre në një lloj mënyre?

Më lejo të them që shumicën e tyre nuk ka qënë tërheqje nga kandidati, ka qënë një rishikim i pozicionit të tyre në një diskutim intensiv midis palëve, pra midis drejtuesëve të PD dhe kandidatëve, në qendër dhe në bazë, pra ka qënë një rivlerësim i situatës dhe i mundësive dhe kush do të ishte strategjia joinë më e mirë në ato zona për të marrë një rezultat sa më të mirë sidomos për siglën e PD.

Mediat kanë zbardhur që kjo mbledhje ka patur debate të shumta edhe për faktin se një pjesë e antarëve të kryesisë mendonte se PD nuk duhet të dilte me kandidatë për kryetar bashkiak për të mos patur atë fragmentarizimin e votës, të paktën nga rezultatet përfundimtare të KQZ, nëse i referohemi të paktën bashkisë së Tiranës tre kandidatë janë nga opozita, ndërsa përballë kemi kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj dhe Arlind Qori nga ‘Lëvizja Bashkë’, ju çfarë pozicioni keni në të gjithë atë që ka ndodhur? Çfarë mendimi keni, sa konkurues është PD në këto zgjedhje duke patur parasysh këtu vetëm bashkinë e Tiranës?

Të gjithë jemi koshient që PD aktualisht nuk është në gjendjen e saj më të mirë konkuruese edhe organizative për shkak të situatës që ka kaluar gjatë një viti e gjysëm, pra ose më saktë që në shtator të 2021 kur për arsye të pezullimit nga grup parlamentar i z.Berisha nga kryetari Basha në atë periudhë për shkak të shpalljes tij non grata nga SHBA, z.Berisha nisi një lëvizje të tij brënda PD e cila ka çuar në këtë situatë, pra e ka çuar në një skizëm e cila kulmoi me një organizim më 11 dhjetor 2021 dhe pati dhe kulmimin e tij më tragjik më 8 janar të 2022 kur u sulmua me mjete të dhunshme selia e PD, dhe më tutje pastajkemi ato zhvillimet juridike ku kemi vendimin e Zhukrit ku me të drejtë z.Alibeaj në atë kohë i komanduar si kryetar i Pd pas dorëheqjes së z.Basha lëshoi seline e PD për aq kohë sa z.Berisha kishte një vendim, ndërkohë që nuk kemi të njëjtin qëndrim ndaj vendimeve të sistemit gjyqësor nga z.Berisha apo nga pala tjetër pas vendimit të Apelit më 3 mars e cili e prishi vendimin e z.Zhukri, pra nuk ka një subjekt tjetër politik, por ka vetëm PD me drejtues z.Alibeaj.

 

Pas

Itali, vritet me thikë një shqiptare rreth 60 vjeçe, shoqërohet në polici bashkëshorti i saj

Para

“Intuita është shpesh impulsive dhe shumë impulse janë intuitive”, si ndikon intuita në vetëkontroll

Para
“Intuita është shpesh impulsive dhe shumë impulse janë intuitive”, si ndikon intuita në vetëkontroll

"Intuita është shpesh impulsive dhe shumë impulse janë intuitive", si ndikon intuita në vetëkontroll

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama shkon në selinë e PS, refuzon të komentojë rezultatin: Të mbarojë njëherë

Incident zgjedhor në KZAZ 32 në Tiranë! Vëzhguesit sherr me njëri-tjetrin, ndërhyn policia

Vota e Greqisë/ DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë ka provë dorëzimi

DVP Tiranë referon disa ngjarje penale, arrestime dhe procedime në vijim

GJKKO “Rrëzon” sërish Berishën.Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

Numërohen rreth 95% e kutive, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kukës/Vijon operacioni “Kroi”, arrestohet personi i dytë i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

PS 19 mandate në Tiranë, PD “dhëmbë për dhëmbë” me “Mundësinë” për mandatin e 14-të

Numërohen mbi 93% e votave, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.