14:13 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Të gjithë i kemi besuar këto mite mbi shtatzëninë, por shkenca i hedh poshtë

17:24 | 22/01/2018
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të gjithë i kemi besuar këto mite mbi shtatzëninë, por shkenca i hedh poshtë

Shtatzënia është një periudhë shumë e rëndësishme dhe emocionuese në jetën e një gruaje. Nuk është çudi që një ngjarje e tillë unike është e rrethuar nga një numër i madh paragjykimesh dhe steriotipesh të ndryshme,

Bright Side na sjell disa na mitet më të njohura të shtatzënisë që janë kaluar brez pas brezi, por që janë hedhur poshtë nga shkenca.

Duhet të hash për dy

Specialistët nga Instituti i Mjekësisë në SHBA, shprehen se nëse një grua ka një peshë normale atëherë nuk është e nevojshme që të marrë kalori shtesë gjatë tre mujorit të parë. Ato rekomandojnë shtimin e 340 kalorive shtesë në ditë gjatë tremujorit të dytë dhe rreth 450 kalori gjatë tremujorit të tretë. Kjo është aryseja përse nënat e shëndetshme duhet të kujdesen që të hanë shëndetshëm dhe jo në masë.

Shtatzënia i bën gratë “budallaqe”

Ndryshimet në nivelet e hormoneve zakonisht i bëjnë gratë më emocionale dhe më të ndjeshme, por gjatë shtatëzanisë, shumë gra zbulojnë talente të reja. Për shembull, disa prej tyre pikturojnë shumë bukur, disa shkruajnë libra madje disa kanë nisur edhe biznese. Shumë aktore kanë vazhduar punën në filma ndërsa janë shtatzënë dhe na kanë habitur me rezultatet mbresëlënëse. Në të njëtën kohë fenomeni  “momnesisë” (harresa) ekziston me të vërtetë. Truri i gruas përpiqet që të krijojë një lidhje me fëmijën dhe nënën e ardhshme që do të jetë, prandaj, është e vështirë për disa gra që të bëjnë disa gjëra në të njëjtën kohë.

Ekzaminimi me ultratinguj dëmton fëmijën

Shumica e mjekëve rekomandojnë që gratë që kanë një zhvillim normal të fetusit duhet t’i nënshtrohen skanimeve me ultratinguj 3 herë gjatë shtatëzanisë, një në çdo tremujor. Kontrollimi duhet të bëhet më shpesh vetëm nëse ekziston një kërcënim i mundshëm për shëndetin e nënës ose fëmijës.

Një grua duhet të lind fëmijën e parë para moshës 30 vjeç

Nëse një grua 30-vjeçare kujdeset mirë për veten, ha ushqim të shëndetshëm, stërvitet rregullisht, i nënshtrohet kontrolleve preventive mjekësore, rreziku i komplikimeve gjatë shtatzënisë nuk është më i lartë se sa tek një vajzë 20 vjeçare. Patologjitë e fetusit dhe problemet gjatë shtatëzanisë janë kryesisht të lidhura me gjendjen e trupit dhe jo me moshën biologjike. Metodat moderne të diagnozës mund të tregojnë devijime në zhvillim në fazën më të hershme të mundshme, kështu që gratë mund të planifikojnë një shtatzëni kur ata janë të gatshme, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Shumica e mjekëve besojnë se mosha ideale për lindjen e fëmijës së parë është  20-30 vjeç, por sipas rezultateve të hulumtimit shkencor të kryer ditëve të fundit nga Dr. John Mirëoski nga Teksasi, mosha e përsosur për lindjen e një fëmije të shëndetshëm është 34 vjeç.

Seksi gjatë shtatzënisë i bën keq fëmijës

Rreziku i seksit gjatë shtatzënisë është ndoshta një nga mitet më të përhapura. Njerëzit thonë se është e dëmshme për fëmijën, e pakëndshme për nënën dhe madje edhe imorale. Por nëse një grua nuk përjeton ndonjë shqetësim, aktiviteti seksual nuk përbën një shqetësim. Përkundrazi, marrëdhëniet seksuale në baza të rregullta janë të dobishme për shëndetin, pasi jo vetëm që ndihmojnë në forcimin e muskujve të legenit, por gjithashtu jep ndjenja pozitive për nënën e ardhshme. Dhe gjendja emocionale e një gruaje gjatë kësaj periudhe është jashtëzakonisht e rëndësishme./bordo.al

(F.M/Faxweb)

Etiketa: miterrezimshkencashtatzeni
Pas

Kjo grua i drogonte fëmijët dhe i fuste në arkivole. Dekada më vonë u propozua për Nobelin e Paqes…

Para

Studimi: Nëse menstruacionet ju kanë ardhur para moshës 13 vjeç, do vuani nga kjo sëmundje

Para
Studimi: Nëse menstruacionet ju kanë ardhur para moshës 13 vjeç, do vuani nga kjo sëmundje

Studimi: Nëse menstruacionet ju kanë ardhur para moshës 13 vjeç, do vuani nga kjo sëmundje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Shpërthim bombol gazi në Ishull Shëngjin, 64-vjeçarja dërgohet në spital

Tragjedi në plazhin e Zvërnecit, turist i huaj mbytet në det

Tragjedi në Elbasan, 33-vjeçari gjendet i pajetë dyshohet mbidozë heroine

Berisha: Përparësi absolute ka denoncimi i farsës elektorale! Kompletimi i këtij procesi është jetik për demokracinë shqiptare

Berisha: Farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Troplinin! Ndaj dhe një nga rekomandimet e Këshillit të Europës është reformimi i Skapit të partisë

Skandali 36 mijë euro/ Berisha: Endri Fuga mori avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën! Kjo aferë mbrohet nga Altin Troplini

Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve që transportojnë emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për t’iu dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Mbushja e kutive të votimit/ Berisha: PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe nuk do të njihen

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.