03:22 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të gjithë kryeministrat kanë vjedhur”/ Isa Mustafa preket nga deklarata e Kurtit, ja përgjigja që i kthen

21:00 | 24/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të gjithë kryeministrat kanë vjedhur”/ Isa Mustafa preket nga deklarata e Kurtit, ja përgjigja që i kthen

Romanca mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje përveç që po ngacmohet nga jashtë, ka tundime edhe nga vetë ata që duan të jenë partnerë në Qeverinë e ardhshme. Albin Kurti nuk e përjashton atë që e pëlqen ta quajë profesor, pra kreun e LDK-së, Isa Mustafën, kur flet për “kryeministrat që kanë vjedhur”. Nga ana tjetër, edhe Mustafa ia tregon vendin Kurtit, që pritet të jetë i nominuari për kryeministër.

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, doli me një postim në Facebook ku tregoi se kishte arritur marrëveshje me tre deputetë nga komunitetet duke thënë se tani ka shumicën në Kuvend.

“Pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re”, kishte shkruar Kurti.

Këtu Kurti aludoi se marrëveshja për koalicion qeverisës me LDK-në, që doli partia e dytë më e votuar në zgjedhje, është tanimë punë e kryer.

Megjithatë, duket se përkundër përafrimit të madh që kanë pasur këto dy subjekte, komentet e fundit nëpër disa studio televizive të Kurtit kanë pasur efekt në kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti kishte thënë nëpër disa intervista se ai do të jetë kryeministri i vetëm që nuk ka vjedhur asnjëhehrë, dhe se kjo e dallon atë prej të tjerëve, transmeton.

Në fillim të kësaj jave, në një emision televiziv në Shqipëri,  kur po fliste se kur do të fillojë reciprocitetin me Serbinë, një nga analistët i tha se “si ai kishin vepruar edhe kryeministrat e mëparshëm”.

Kurti tha se ai nuk mund të krahasohej me paraardhësit e tij,

“Kryeministrat e tjerë kanë vjedhur”, thotë Kurti, duke e përsëritur.

Nga këto komente duket se është prekur Mustafa.

“Janë disa çështje, të cilat duhet të diskutohen dhe të trajtohen me seriozitet të plotë në këtë fazë dhe pasi të krijohet Qeveria. Nuk është në pyetje vetëm tarifa por edhe disa deklarata dhe akuza në studio televizive, të qëllimshme apo jo, të cilat më shumë po i përngjajnë një fushate denigruese e cila  krijon rezerva për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet palëve”, ka deklaruar Mustafa për Gazetën Express në një intervistë sot.

Mustafa nuk e ka cekur saktësisht se për çfarë e ka pasur fjalën. Ndërkohë, duke marrë parasysh se Mustafa ka qenë kryeministër i vendit nga viti 2014 deri në vitin 2017, dihet se deklarata e Kurtit e ka prekur direkt edhe atë./Gazeta Express

Etiketa: albin kurtiIsa Mustafa
Pas

“Jam aq i pasur sa nuk blihem dot”, një miliarder i njohur sfidon Donald Trump në garën Presidenciale

Para

Të miturit shtrihen në mes të rrugës, kishin konsumuar hashash dhe alkool (VIDEO)

Para
Të miturit shtrihen në mes të rrugës, kishin konsumuar hashash dhe alkool (VIDEO)

Të miturit shtrihen në mes të rrugës, kishin konsumuar hashash dhe alkool (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.