Ndarja e çmimeve Oscars është një nga netët më të shumëpritura në botën e kinematografisë.
Gjithçka paraprin me kalimin në Tapetin e Kuq, që është edhe emblema e Çmimeve Oscars, që këtë vit zhvilluan edicionin e 90 të tyre.
Totali i buxhetit për organizimin e ceremonisë, është rreth 42 milionë dollarë, ndërsa Tapeti i Kuq, i gjatë rreth 150 metra, kushton rreth 360 mijë dollarë.
Gjithashtu, vlen të përmendet se Dolby Theatre, në Hollyëood, paguan rreth 2 milionë dollarë, për të pritur Çmimet Oscars. Edhe statuja Oscar, që jepet për fituesit, peshon disi më pak se 4 kg, ndërsa kushton rreth 500 mijë dollarë.
“The Shape of Water” ka qenë filmi me më shumë Çmime Oscar të fituar në këtë edicion të 90, me plot 4 të tillë, përfshi filmin më të mirë dhe drejtorin më të mirë.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post