19:28 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të gjithë morën një shuplakë të madhe”, Aleksandër Çipa: Meta e ka zhveshur kostumin e presidentit

14:05 | 02/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të gjithë morën një shuplakë të madhe”, Aleksandër Çipa: Meta e ka zhveshur kostumin e presidentit

Gazetari Aleksandër Çipa ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku u pyet për situatën politike në vend pas zgjedhjeve të zhvilluara më 30 Qershor, qëndrimet e palëve dhe deklaratat e sotme të Presidentit, Ilir Meta.

Sa i përket këtyre të fundit, Çipa tha se ky është moment më i vështirë në jetën e tij politike, dhe shtoi se e ka braktisur postin e Presidentit duke përmendur emra specifik të antagonistëve politik, por nuk la pa përmendur edhe deklaratën e Metës se marrëdhëniet e tij me Amerikën janë të kristalta.

“Është moment më i vështirë në gjithë jetën e tij politike. E ka braktisur postin e Presidentit dhe flet duke përdorur emra specifik të antagonizmit politik.

Pavarësisht se i konsideron si të kristalta me Amerikën, në komunikimet zyrtare ka një distancë të dukshme. Kemi një deklaratë të SHBA dhe një deklaratë BE-së nga përfaqësuesit e tyre në vendin tonë, që e njohin procesin zgjedhor. Kemi dhe raportin paraprak të OSBE/ODHIR-it se procesi u krye. Është njohje e një akti të kryer, pastaj diferencat që e kemi në cilësinë e gazetarit për specifikat e kësaj deklarate, besoj janë të njohura”.

Duke folur për gjenezën e krizës politike, arsyet e saj dhe kush del i dëmtuar nga kjo, Çipa përgjigjet: “Kjo krizë politike është histori e përplasjes institucionale. Sa herë klasa polityike, për llogaritë e tyre, kanë përdoruur institucuionet dhe i kanë vënë në funksion të konjuktuarës dhe dëmin e kanë pësuar institucionet dhe qytetarët”.

Sa i përket pjesmarrjes së ulët në votime si dhe rreth 80% të elektoratit që nuk ka votuar dhe përfaqësimit të tyre, Çipa tha se nuk jemi në kushtet për të bërë një analizë të tillë, por shtoi se shqiptarët ju kanë dhënë të gjithë politikanëve një shuplakë të madhe.

“Gjithë kampioni statistikor i pjesmarrjes në zgjedhje nuk shërbejnë për të përllogaritur pjesën substanciale. Ngelet për t’u parë produkti i kësaj që janë këshilltarët bashkiakë. Padiskutim që shqiptarët ju kanë dhënë të gjithë politikanëve një shuplakë të madhe. Unë kam eksperiencë eoleiktorale dhe di të them se kurrë elektorati shqiptar nuk ka votuar gabim”.

Çipa tha se Shqipëria ndodhet përpara një moment të vështirë dhe si argument përdori qëndrimet e 4 përfaqësuesve më të lartë të politikës në vend.

“Fatkeqësisht jemi në një moment të vështirë dhe më të rrezikshmin për funksionimin e demokracisë. Jemi para një verdikti ku abuzohet me ligjin. Vini re nga deklaratat që vijnë nga aktorët kryesor. Presidenti Meta e ka zhbërë pozicionin natyral të Presidentit. Dy përfaqësuesit kryesor përdorin një gjuhë kërcënimi politik ndaj Edi Ramës. Vetë Edi Rama ishte ai që tha se ishte vetë ai që do ti jap drejtim pëerfaqësimit. Si gjithmonë mbetet një shpresë e veçantë ndërhyrja e ndërkombëtare, sidomos ajo e SHBA-ve”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2391499551085087/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: aleksander Cipailir metaZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
Pas

Epike/ Flet votuesja e vetme e fshatit: Si sfidova vendimin e të gjithë banorëve (Video)

Para

“Spartak Ngjela të flasë për lidhjen me vrasjen e Avdylajt”, ish-deputeti ngre pikëpyetje të forta

Para
“Kam qenë i pari që i kam thënë”, Ngjela flet hapur për Tahirin: Fshihej pas çitjaneve të Ramës, tani doli në betejë

"Spartak Ngjela të flasë për lidhjen me vrasjen e Avdylajt", ish-deputeti ngre pikëpyetje të forta

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike, qëndrimet ishin të njëjta

Orban paralajmëron për rrezik të luftës nëse Ukraina pranohet në NATO

Policia shpëton dy persona në rrezik në det në “Ranën e Hedhun”

Kaliforni, oficerët e policisë shpëtojnë foshnjën e harruar në makinë në temperaturën 43 gradë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

Zjarr në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth lagjes (PAMJE)

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.