Ndërsa pothuajse e gjithë qeveria dhe deputetët e majtë kryesisht kanë zgjedhur të pushojnë në jug, Presidenti Meta është shfaqur në pushime në një tjetër vend.
I shkëputur nga pothuajse të gjithë miqtë e tij, Meta ka preferuar të pushojë në shtëpinë e tij në zonën e Gjirit të Lalzit.
Në fotot e publikuara nga ‘’Panorama”, Meta duket të ketë marrë mjaft ngjyrë dhe shihet i relaksuar në shezlongun e tij.
Pranë ka vetëm një person që nuk dihet nëse është mik i tij apo një person i sigurisë. Nuk ka pranë as familjarët, ndoshta një pjesë e tyre kanë preferuar Jalën.
Këto mund të quhen pa frikë pushime prej vërteti, e sidomos pushime pa politikë. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post