Në fakt lëvizjet në qeveri duket se kishin një protagonist kryesor Saimir Tahirin. Duhet thënë se tre lëvizjet e tjera të Ramës duket se bëheshin për të justifikuar shkarkimin e tij. Më pas pati një reagim masiv me komente pro dhe kundër shkarkimit të Tahirit.
Ajo që është cilësuar gjerësisht e papranueshme kanë qenë reagimet e vetë policisë së shtetit me pankartat ‘’ST një histori suksesi’’, apo ‘’jemi me ty’’. Kjo padyshim që flet për një politizim gjithnjë e në rritje të institucioneve të cilat ligjërisht duhet të jenë të pavarura.
Pavarësisht punës së mirë apo jot ë Tahirit duhet të jenë qytetarët dhe jo punonjësit ata të cilët duhet të reagojnë.
Ja reagimet e disa pre tyre:
LUTFI DERVISHI: Policë që dalin me banderola me emrin e ministrit të shkarkuar/liruar/dorëhequr?!!!! Nuk ka ndodhur që nga koha Beqir Ballukut që shkonte në internim me portretin e Enver Hoxhës.
Edhe dron me fjalën faleminderit?!!
A është policia e depolitizuar apo organizatë politike?!
ASTRIT PATOZI: Një miku im, që erdhi nga jashtë këto ditë në Tiranë pas shumë vitesh, me tha sot se ishte bërë optimist për të ardhmen e vendit. Kishte parë lajmet me ndryshimin e titullarit në Ministrinë e Brendshme dhe ishte i bindur që me këtë tè riun, Saimir Tahirin, duket sikur do të harrohen shumë shpejt lajmet për hashash, drogë, trafiqe dhe Shqiperinë – Kolumbi të Europës.
Entuziazmi, me të cilin e pritën ministrin e sapoemëruar policët dhe punonjësit e rendit do të thotë se ka ai qenë zgjedhje e qelluar e Edi Rames, me tha ai.
Sipas tij, nje gje te tille nuk e kishte pare ne asnje vend te botes, ne Shqiperi jo e jo, madje as ne koherat e vjetra te diktatures, dhe kjo e mbushte me shprese dhe besim.
Ndonese tha se nuk e njihte ministrin e shkarkuar, Fatmir Xhafa, ai mendonte se zoti Tahiri ishte me modern dhe me premtues se parardhesi i vet.
Atij dhe i kishte bere shume pershtypje deviza e tij “Forca cuna”, e cila, per te ishte fiks gjeja e duhur qe duhej bere sot per vendin. Miku im niset sot ne darke, per andej nga ka ardhur, dhe mua nuk me mbetet gje tjeter vecse te uroj qe deshira e tij te realizohet sa me shpejt.
AGIM XHAFKA: -Qazua e ktheu nusen tek prindërit.
-Pse,nuk i doli e virgjër?
-Se i doli e virgjër e ktheu.
-Qënka çmend Qazua?
-Mos u çudit. Edhe Sajmir Tahiri më i miri ishte,por ia vunë gjishtin. Problem me këta të virgjërit…
KLODIAN TOMORRI: Kuja per te vene kujen e policeve
Vaji i policeve per ndryshimin e ministrit te brendshem, cilido qofte ai, eshte nje shfaqje e shemtuar, tipike komuniste.
Me keq akoma, parrullat e tipit “ministri qe beri ndryshimin” jane diskretituese per vete Policine e Shtetit, e cila duhet te jete teresisht e depolitizuar.
Policia paguhet nga taksat e qytetareve, jo nga ministrat, per te ruajtur rendin publik dhe jo per te bere tifo politike publikisht.
Te dashur police! Rrogat ja u kane dyfishuar qytetaret. Jane ata qe ju paguajne jo Ministri i Brendshem apo Kryeministri. Ndaj beni mire te beni detyren qe ju ngarkon ligji dhe t’u sherbeni qytetareve, pa u perzier me debatin politik. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post