04:32 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të gjithë sytë në Letoni, majori Tanushi lufton për jetën. Në gjendje të rëndë shëndetësore

20:16 | 07/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të gjithë sytë në Letoni, majori Tanushi lufton për jetën. Në gjendje të rëndë shëndetësore

Ditën e djeshme nga shpërthimi i një  mine ka humbur jetën efektivja shqiptare Zarife Hasanaj dhe kanë mbetur të plagosur Reshter Juliaj Kapajn dhe major Klodian Tanushin.

Nga lumi i informacioneve që ka shpërthyer është bërë e ditur që gjendja e major Klodian Tanushin është tejet e rëndë.

Edhe pse mjekët e shpitalit në të cilin ai po merr ndihmën mjekësore janë duke bërë të pamundurën, shpresat për majorin janë të pakta.

Ai është babi i 3 fëmijëve këtu në Shqipëri, më i vogli prej tyre 5 muajsh.

Ndërkohë që Tanushi gjatë karrierës së tij ka kryer detyra si  Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD, tashmë prej 6 muajsh ishte në shërbim në Letoni si major.

Kujtojmë që ditën e sotme ministrja Xhaçka ka shkuar në Letoni ku dhe ka takuar dy të plagosurit.

Sa i përketë viktimës bëhet i ditur që ajo do të transportohet me avion ushtarak dhe do të jetë e shoqëruar nga koleg të saj. Ceremonia mortore do të mbahet në datë 10 Maj.

 

Të dhëna për Major Klodian Nikolla TANUSHI

Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”

Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Aëareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Pas

Real Madrid-Juventus, në Spanjë zbulojnë super shkëmbimin

Para

“Rrezikoj jetën e fëmijës tim”, prindi denoncon skandalin: Kërcënon nxënësit me thikë, zhvishet para minorenëve

Para
“Rrezikoj jetën e fëmijës tim”, prindi denoncon skandalin: Kërcënon nxënësit me thikë, zhvishet para minorenëve

"Rrezikoj jetën e fëmijës tim”, prindi denoncon skandalin: Kërcënon nxënësit me thikë, zhvishet para minorenëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.