14:55 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të godasësh me molotov për t’u kthyer aty ku ishe

18:29 | 14/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Na hoqën mbathjet, por “aktin-hapjen” nuk e kryem”, godet Andi Bushati

Nga Andi Bushati

Dokumenti i miratuar sot mes përfaqësuesve të parlamentit dhe opozitës që qëndron jashtë tij, në pamje të parë, duket sikur përbën një sukses për PD dhe aleatët e saj. Ata kanë arritur t’a delegjitimojnë kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 2017, duke e shndërruar atë, nga një organ ligjëvënës, në një noter që vulos vendimet që do të merren jashtë tij.

Ata i kanë zhvlerësuar asaj salle, që i ngjan më shumë një teatri kllounësh, të drejtën për të ngritur një komision sovran për reformën zgjedhore (dokumenti poshte, paragrafi 3) dhe për më tepër, i kanë privuar ata deputetë qesharakë nga e drejta për të votuar lirisht sipas bindjeve të tyre për kodin e ri zgjedhor (poshte pika e parafundit).

Pra, thënë në mënyrë të vulgarizuar, të gjithë ata mbi 120 burra dhe gra, që e quajnë veten të zgjedhur të popullit, nuk vlejnë së bashku sa vetoja e Petrit Vasilit dhe Oerd Bylykbashit.

Në këtë kuptim formal, kjo mund të quhet një fitore e madhe e opozitës për të përdhosur atë tempull të krimit, që e braktisi me vendosmëri një vit më parë.

Për nga pesha dhe sfida, ajo i zbeh edhe tradhëtitë ndaj qëndrimeve të mëparshme, si ato për të mos pranuar uljen në tryezë me Damian Gjiknurin apo Rudina Hajdarin.

Për nga simbolika, ajo e ka detyruar edhe Ramën dhe të tijtë të pranojnë se mbajnë me serume një parlament në koma, që nuk vlen më për asgjë.

Por, po të zbresim në rafshin konkret dhe të analizojmë se ç’ka fituar realisht opozita, llogaria rezulton të jetë pak më ndryshe.

Sepse as PD-ja as aleatët e saj nuk kanë marrë asnjë gjë që nuk e kishin para mesit të shkurtit 2018, kur vendosën të digjnin mandatet. Pra nëse nuk do të ndërmerrte rugën radikale, që e çoi më pas edhe në bojkotimin e zgjedhjeve të qershorit, opozita do të kishte vendin e luanit për reformën zgjedhore, ajo në asnjë mënyrë nuk mund të miratohej pa të dhe Oerdi dhe Vasili do të uleshin krejt natyrshëm përballë Damianit.

Pra thënë shkurt, sot PD dhe LSI fituan me shumë mund atë që e dorëzuan me moskokçarje një vit më parë. Ata ikën, luftuan, protestuan dhe u kthyen në pikën që ishin.

Prandaj kur sheh këtë trajektore natyrshëm të lind pyetja? A i vlente kjo skarificë për kaq gjë? A ia vlenin molotovët, gazi lotësjellës, thirrjet se nuk ka zgjedhje me Ramën, humbja e qyteteve të mëdha, lënia e qindra njerëzve pa punë, vetëm për ti bërë disa retushime një sistemi që mbetet gjithësesi i kalbur?

Ku mbetën përbetimet për republikën e re, ato për përmbysjen e rregullave të lojës, zotimet për t’i dhënë më shumë peshë votës së qytetarëve, qoftë për zgjedhjet e përgjithshme, qoftë për ato lokale, qoftë për presidentin nga populli apo për rivitalizimin e referendumeve?

Natyrisht, duke ngritur këto pyetje nuk nënkuptohet automatikisht që opozita duhet të vazhdojë të qëndrojë në rrugë dhe mos i thotë “PO” asnjë marëveshjeje. Të gjithë janë të bindur se një ditë ajo ishte e dënuar që të bëhej pjesë e një zgjidhjeje.

Por, të pranosh që pas të gjithë atyre sakrificave të qytetarëve të thjeshtë dhe romantizmi inspirues të liderëve, të ulesh në tryezë për një pazar kaq të vogël, duket qesharake.

Sado radikale dhe e thellë qoftë, reforma zgjedhore mbetet, në fund të fundit, një arrnim i thjeshtë. Dhe po të mendosh se Rama ishte i detyruar ta miratonte atë, si pasojë e presionit ndërkombëtar dhe kushteve të Bundestagut, ajo as nuk duhet të zinte vend midis kushteve për negociata të opozitës.

I gjithë kalvari radikal një vjeçar do ia kishte vlejtur po përfundonte me një rishikim total të kushtetutës së ndryshuar në 2008, me një ndryshim të sistemit zgjedhor pa kryetarë partish të gjithëpushtetshëm, me deputetë që ligjërisht janë më të fortë dhe më të pavaruar, me një president më përfaqësues të vullnetit të përgjithshëm të shqiptarëve.

Por, shitja kaq lirë, – thjeshtë më uljen në tryezën e reformës zgjedhore- e kauzës radikale dymbëdhjetë mujore, i ngjan më shumë një pendese të vonuar për nisjen e kësaj rruge. Ajo lexohet si një epsh i pakontrolluar për tu ribërë pjesë e sistemit.

Pikërisht këtë duket sikur konfirmon edhe nxitimi për të përfunduar deri në mars kuadrin ligjor, që do të lejojë më pas zgjedhje të parakohëshme. Ato zgjedhje që me sa duket Basha mezi i paska pritur, sepse, si të gjithë, e di që edhe po si siguruan dot vendin e parë, të dytin e ka përherë të garantuar.

Ndoshta kaq është kuti i tij. Ndoshta brenda këtij qerthulli vërtitet ambicja e kësaj opozite, e cila me sa duket e ka kuptuar, se lufta me regjimin dhe bombat molotov ishin një shaka e nxituar që nuk e përballonte dot.

Etiketa: Andi BushatiBushatireforma zgjedhore
Pas

Rrëzimi i avionit në Iran me 176 viktima, autoritetet nisin arrestimet e para

Para

Shqiptari që drejton grupin ia hedh me kleçkë ligjore, 13 anëtarët e mafias viterbese dalin në gjyq

Para
Shqiptari që drejton grupin ia hedh me kleçkë ligjore, 13 anëtarët e mafias viterbese dalin në gjyq

Shqiptari që drejton grupin ia hedh me kleçkë ligjore, 13 anëtarët e mafias viterbese dalin në gjyq

Discussion about this post

 



Të Fundit

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, 5 grupe të OSBE-ODIHR ‘mësyjnë’ në Vlorë

11 maji, shpërndahen materialet zgjedhore në Fier

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.