21:58 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Të hapë krahët e jo ngrejë grushtet”, Presidenti i Tajvanit i kërkon Kinës të përmbahet nga kërcënimet

11:58 | 06/12/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të hapë krahët e jo ngrejë grushtet”, Presidenti i Tajvanit i kërkon Kinës të përmbahet nga kërcënimet

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i bëri thirrje Kinës “të hapë krahët, e jo të ngrehë grushtet”, teksa ai përmbylli vizitën e tij të parë jashtë vendit që kur mori mandatin në maj.Deklaratat e bëra në konferencën për media në ishullin Palau më 6 dhjetor, erdhën si përgjigje ndaj spekulimeve se Kina do të mbajë stërvitje ushtarake përreth Tajvanit, për të kundërshtuar vizitën e tij në Paqësor.

“Pavarësisht se sa stërvitje ushtarake mbahen dhe sa luftanije dhe avionë luftarakë përdoren për të detyruar vendet fqinje, ata nuk do të jenë në gjendje të fitojnë respektin e asnjë shteti”, tha ai. Presidenti i Tajvanit i bëri këto deklarata një ditë pasi Ministria e Jashtme kineze njoftoi për vendosjen e sanksioneve ndaj 13 kompanive amerikane dhe gjashtë udhëheqësve të kompanive, pasi së fundi u njoftua për shitje të armëve për Tajvanin.

Tajvani dhe Kina janë ndarë më 1949 gjatë luftës civile, kur komunistët morën kontrollin e Pekinit dhe nacionalistët ngritën një qeveri rivale në Tajvan, një ishull me 23 milionë banorë, rreth 160 kilometra larg nga bregu lindor i Kinës. Kina që një kohë të gjatë pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit, është pjesë e saj, dhe një ditë do të merret nën kontroll nga Pekini.

Vizita e Lait në rajonin e Paqësorit përfshiu ndalesa në Havai dhe Guam, territore të Shteteve të Bashkuara. Ai po ashtu vizitoi Ishujt Marshall, Tuvalunë dhe Palauin, tre nga 12 shtetet që kanë raporte diplomatike me Tajvanin. Pjesa tjetër e botës, përfshirë SHBA-në, zyrtarisht kanë raporte diplomatike me Kinën.

Gjatë qëndrimit në Guam, Lai zhvilloi bisedë telefonike me udhëheqësit e Kongresit amerikan, në një demonstrim të mbështetjes amerikane për Tajvanin. Vizitat e presidentit tajvanez në dy territoret e SHBA-së zemëruan Kinën, e cila kundërshton shitjen e armëve nga SHBA-ja dhe ndihmën ushtarake që Uashingtoni i jep Tajvanit.

Pas

Masa të reja për vizat amerikane, ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm për aplikantët

Para

Nga qelia, Meta mobilizon partinë në protestë kundër SPAK! Policia rrethon Prokurorinë e Posaçme

Para
Nga qelia, Meta mobilizon partinë në protestë kundër SPAK! Policia rrethon Prokurorinë e Posaçme

Nga qelia, Meta mobilizon partinë në protestë kundër SPAK! Policia rrethon Prokurorinë e Posaçme

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.