23:16 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Të hash si një Mbretëreshë! Njihuni me dietën e Madhërisë së saj Elizabeta II

13:04 | 27/02/2018
në Bota, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të hash si një Mbretëreshë! Njihuni me dietën e Madhërisë së saj Elizabeta II

Mbretëresha e  Anglisë është 90 vjeçe dhe ka 65 vite në fron.

Elisabetha e dytë e di më së miri se çfarë i pëlqen kur vjen puna tek ushqimi.

Lexoni se çfarë konsumon Madhëria e saj, në dietën e saj të përditshme. Ndoshta bëheni edhe ju mbretër!

Vaktin e mëngjesit Elisabeth e konsumon gjithmonë në orën 9. Drithërat janë të preferuarat e saj për mëngjes, duke i shtuar herë pas here fruta të thata dhe arra makamedia. Një mëngjes tjetër ajo preferon të hajë tost me marmalatë.

Në drekë Mbretëresha pëlqen të hajë peshk në skarë, të vendosur mbi një shtresë spinaqi. Peshkun e alternon herë pas here me mish, të cilin e marrin nga gjahu në pronat e saj.

Darka është pothuajse e ngjashme me drekën.

Madhëria e saj është një fanse e madhe e çokollatës, por ajo asnjëherë nuk e konsumon atë pas darke. Çokollatën ajo e konsumon gjatë vaktit të tretë, apo gjatë çajit të pasdites. Gjithashtu pëlqen të konsumojë disa sanduicë të vegjël, tipikë britanezë. Pudingu i bardhe më pjeshkë, është një tjetër ushqim që Elisabeth pëlqen të konsumojë.

Ndërkohë që shumë gjëra kanë ndryshuar në botë gjatë qëndrimit të saj në front, preferencat e saj për ushqim nuk kanë ndryshuar shumë, sipas kuzhinierit të saj.

Dy herë në javë, Mbretëresha pranon një listë të sugjerimeve për menynë e saj dhe ajo zgjedhë ato që i pëlqen. Por të gjithë jemi kurreshtarë, çfarë ha një mbretëreshë?

Më poshtë janë disa nga ushqimet që gruaja më e famshme në botë i konsumon dhe pëlqen.

Kërkoni këshilla në këtë meny dhe stil jetese, pasi, ushqimi i duhur është parakusht për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Çaj me biskota para mëngjesit

Mbretëresha nis ditën e saj herët me një gotë çaji të freskët, pa sheqer dhe me pak biskota.

Mëngjesi me drithëra dhe fruta

Mëngjesi tipik i Mbretëreshës përfshin fruta dhe drithëra. Ajo ndonjëherë e lejon veten të hajë bukë tosti me xhem apo marmelatë dhe në raste shumë të veçanta, vezë të fërguara me salmon të tymosur dhe pak çokollatë.

Mbretëresha pi një gotë xhin para drekës

Me sa duket, Mbretëreshës i pëlqen të shijojë një koktej para drekës.

Mbretëresha nuk ha brumëra as për drekë e as për darkë

Mbretëresha e ka drekën e saj të shërbyer në orën 13:00. Dreka zakonisht përfshin peshk me spinaq dhe kërpudha ose pulë të pjekur në skarë me një sallatë.

Mbretëresha ka tendencë për të shmangur brumërat dhe karbohidratet prandaj nuk ka makarona, oriz ose patate në meny.

Çaj pasdite me embëlsira dhe sandëich

Çaji i pasdites shpesh shoqërohet me një tortë me mjaltë dhe krem si dhe me tortë me çokollatë, që Madhëria e saj i pëlqen shumë.

Sipas kuzhinierit të mëparshëm, McGrady, disa lloje sanduiçesh preferohen për çajin e pasdites: me trangull, salmon i tymosur dhe vezë me majonezë ose proshutë dhe mustardë.

Mbretëresha ha biftek për darkë

Mbretëresha Elizabeta II preferon mishin për darkë nga fermat lokale.

Pjata kryesore pasohet nga luleshtrydhet ose pjeshkët, të rritura në serrat e saj në Kështjellën Ëindsor.

Një gotë shampanjë pas darkës

Disa burime pohojnë se Mbretëresha Elizabeta II përfundon ditën e saj me një gotë shampanjë. Kjo shampanjë ka të ngjarë të zgjidhet nga tetë markat të cilave u është dhënë garancia mbretërore.

Çokollata..faj i ëmbël

McGrady, ish-kuzhinieri mbretëror, përmend se mbretëresha e do çokollatën dhe e quan atë edhe të varur nga çokollata.

Lloji i saj i preferuar i çokollatës është çokollata e errët.

Siç mund ta shihni, dieta mbretërore nuk është shumë e rreptë. McGrady përmend se Mbretëresha nuk shqetësohet aq shumë për ushqimin sa për kuajt dhe qentë.

Edhepse gati 92 vjeçare, ajo ende kalëron dhe ecën në distanca të gjata me qentë e saj. Ndoshta sekreti i saj nuk është në dietën e saj? Çfarë mendoni ju?/preferenca.com

 

Etiketa: dietambreteresha elizabetha 2ushqime
Pas

Ndalohen çamët në kufi, autoritetet greke: Provokojnë marrëdhëniet!

Para

Vrau gruan dhe bindi mjekun të dukej si vdekje natyrale, vihet në pranga burri

Para
Vrau gruan dhe bindi mjekun të dukej si vdekje natyrale, vihet në pranga burri

Vrau gruan dhe bindi mjekun të dukej si vdekje natyrale, vihet në pranga burri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.