Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e partisë.
Mustafa bashkë me nënkryetarën Vjosa Osmanin dhe anëtarët e kryesisë, Avdullah Hotin, Arben Gashin, Ismet Beqirin dhe Haxhi Avdylin kanë zhvilluar një takim.
Mbledhja e tyre vjen sot pas caktimit të seancës për të hënën për formimin e qeverisë, pa u arritur ende një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Seanca është caktuar për të hënën në ora 11:00, derisa nuk është bërë e ditur nëse do të ketë takim të liderëve sot ose gjatë fundjavës.
Ndërkohë edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka reaguar për krijimin e qeverisë.
“Nuk kemi marrëveshje politike me ndonjë parti. Ne jemi opozitë, nuk votojmë qeverinë. Nuk e di a do të ketë qeveri pakice nuk paragjykoj. Më 3 shkurt afati i fundit, thirrja e séances është normale”- u shpreh Haradinaj.
Discussion about this post