11:24 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të hënën zbarkojnë në terren, Rama nxjerr videon e efektivëve duke u stërvitur: Ky është urdhëri që do të zbatojnë

15:29 | 01/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të hënën zbarkojnë në terren, Rama nxjerr videon e efektivëve duke u stërvitur: Ky është urdhëri që do të zbatojnë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqen efektivët e “Forca e Ligjit” duke u stërvitur, pasi sipas tij të hënën do të dalin në terren.

Rama shkruan se njësia speciale, që pas 6 muajsh trajnimesh të specializuara dhe stërvitje me ngarkesë të lartë fizike del në terren, për të zbatuar Ligjin Special “Anti-KÇK”, për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.

Postimi i plotë

“OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.”- shkruan Rama.

Pavarësisht shqetësimeve, qeveria e miratoi paketën përmes një akti normativ në një mbledhje qeverie jashtë radhe të premten më 31 Janar teksa lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama pas takimit me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe më pas në një deklaratë për mediat, e konfirmoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

 “Vendimet e miratuara sot sjellin ndryshime në ligjin Anti-Mafia, Ligjin e Policisë së Shtetit, Ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara si dhe Kodin Penal. Të gjitha këto ndryshime së bashku me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” , janë tashmë vendimmarrje të Kuvendit të Shqipërisë”, deklaroi Gjonaj (lexo lajmin).

Ndërkohë organizatat e shoqërisë civile thonë se Kushtetuta nuk lejon ndryshime me procedurë të përshpejtuar të ligjeve të rëndësisë së veçantë, si Kodi Penal, ndërsa ndërhyrja e paralajmëruar e policisë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve bie ndesh me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. 12 prej tyre kanë dalë kundër këtij vendimi të qeverisë. “Duke e konsideruar si paketë të një rëndësie të veçantë që mund të cenojë respektimin e të drejtave të shtetasve, organizatat e mësipërme bëjnë thirrje që diskutimi i kësaj pakete do duhej të ishte gjithëpërfshirës dhe në respektim të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” deklaruan organizatat (lexo lajmin).

Por a është konsultuar qeveria me ndërkombëtarët dhe partnerët?

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të shpallë miratimin e kësaj pakete pas një takimi me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim, ndërsa ministrja Gjonaj sugjeroi se qeveria e ka konsultuar paketën me “shërbimet partnere”, pa shpjeguar se me kë konkretisht.

Ambasada e SHBA dhe ajo e BE-së në Tiranë thanë se nuk e kanë lexuar ende paketën ligjore të miratuar. Pyetur nga BIRN, një zëdhënës i Ambasadës Amerikane tha ”Nuk kemi pasur mundësi që ta studiojmë variantin më të fundit të legjislacionit “Anti-KÇK. Presim që të kuptojmë detajet”.

Ambasada theksoi gjithashtu se “vlerëson shprehjen nga kryeministri të vendosmërisë dhe vullnetit politik për të luftuar murtajën e krimit të organizuar”.

Po kështu, zyra e Delegacionit Europian në Tiranë tha se nuk ishte konsultuar.

“Delegacioni i BE-së nuk e ka parë Aktin Normativ të miratuar sot dhe nuk mund të komentojë në këtë pikë,” tha Delegacioni.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: edi ramaKCKnjesia specialeoperacioni forca e ligjit
Pas

Drama e familjes Ibra, 6 anëtarët e saj flejnë në kasollen e bagëtive: Asnjë ndihmë nga bashkia, kemi dhe tetraplegjik (VIDEO)

Para

Goditi gruan dhjetë herë me thikën e bukës, 53-vjeçari shqiptar pranon krimin e rëndë

Para
Zbulohet fotoja/ Kush është burri që qëlloi 10 herë për vdekje gruan e tij, prindër të dy fëmijëve

Goditi gruan dhjetë herë me thikën e bukës, 53-vjeçari shqiptar pranon krimin e rëndë

Discussion about this post

 



Të Fundit

City tërhiqet nga gara për Wirtz, sulmuesi gjerman pranë Bayern Munich

Humbja e thellë, PD ankohet përmes kompanisë së lobimit në SHBA: Hetim ndërkombëtar për zgjedhjet dhe qeveri teknike

Natë e dhunshme në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores Roven Zeka, zbutet masa për Sokol Novakun

Pako me eksploziv e lidhur me një celular, policia e Durrësit sqaron ngjarjen te “Veliara”

Analiza/ A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i “shkaktuar dhimbje” Rusisë?

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Vioresin Sinanin si drejtorin e ri sportiv

E rëndë në Kuçovë! 66-vjeçari ngacmon seksualisht 17-vjeçaren

Tentoi të hynte në Shqipëri me mbi 31 mijë paund të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari

Integrimi/ Shqipëria çel edhe grupkapitullin e ‘Konkurrueshmërisë’! Nesër Konferenca e Pestë e ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.