Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit vasili ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zyrës së OSBE-së në Tiranë se votat në zgjedhjet e kaluara në Shqipëri nuk janë blrë vetëm nga një parti politike, duke thënë se deklaratat e saj i hedh poshtë investigimi që zbuloi Zëri i Amerikës dhe RAI 2.
Vasili ka bërë edhe një krahasim midis deklaratës së zyrës së OSBES-së në Bruksel dhe deklaratës së Robert Wilton në Tiranë duke thënë se ato ndryshojnë si nata me ditën me njëra-tjetrën.
Sip[as Vasilit OSBE është shprehur se, “Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”
Ndërkohë sipas tij Ëilton thotë se kan patur probleme me shit-blerjen e votës por këtë nuk e ka bërë vetëm një parti politike dhe se kjo nuk i ndryshon rezultatet e zgjedhjeve.
Petrit Vasili shkruan në rrjetet sociale se përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë flasin me gjuhën Rilindase dhe kir kur s’dine te flasin me gjuhën e standarteve demokratike të votës së lirë,më mirë të heshtin.
Sipas tij, deklarata të tilla është më mirë të mos bëhen sepse mund ti kompromentojnë akoma më i thellë dhe shqiptarët i shpëtojnë nga taksirati që të dëgjojnë broçkulla marijuane rilindase si ajo që bleu votat.
Statusi i plotë i Vasilit:
OSBE ne Tirane le te degjoje VOA dhe RAI 2 dhe te heshte,kur s’di te flase si duhet!!!
Prokuroria shqiptare e ka provuar shitblerjen e votes ne zgjedhjet e 2017 nga Rilindja ne pushtet dhe Voice of America dhe RAI 2 zbulojne boterisht blerjen kriminale te votes nga droga dhe kriminelet e bere njesh me pushtetin.
OSBE ne raportin perfundimtar vulosi e zeza mbi të bardhë:
“The campaign ëas characterized by ëidespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and ëorkplace-related pressures on voters, ëhich further reduced public trust.”
“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”
“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals ëith a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”
“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës.”
Ndersa OSBE ne Tirane “cuditerisht” ka mbyllur syte dhe ka “taposur” veshet perpara humneres ku ka hyre vota e lire si themel i demokracise.
Per me keq akoma edhe kur flet, OSBE ne Tirane promovon te kunderten e standartit te votes se lire,e quan normale nje situate te tille kritike si dhe synon te beje kolektiv fajin kur qeverine fajtore e ka para sysh.
Ja se ç’na thote “cuditerisht” ky Ëiltoni i OSBE ne Tirane:
“Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo! A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo!
Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dike 50 lek janë mjaftueshem, por nuk i blen vetëm një subjekt.
Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit. Ne kemi presion pasi kërkojmë stabilitet.
Të ashtuquajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike. Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 here me të keqe e shoh në Angli.”
Keta zoterinj te OSBE ne Tirane,qe flasin me gjuhe Rilindase, kur s’dine te flasin me gjuhen e standarteve demokratike te votes se lire,me mire te heshtin,se keshtu shpetojne vehten nga kompromentimi akoma me i thelle dhe shqiptaret i shpetojne nga taksirati qe te degjojne brockulla marijuane rilindase si ajo qe bleu votat….
(F.GJ/FAXWEB.AL)