Fisnik Ziçishti, ekspert për aksidentet rrugore ishte i fuar në studion e lajmeve të Fax News ka folur për disa nga faktorët që shkaktojnë aksidentet rrugore në vend që shpesh kanë pasur pasoja tragjike.
Ziçishti shpjegoi se nga çfarë shkaktohen aksidentet, ndërsa ka treguar edhe për masat parandaluese të tyre.
“Kemi aksidente që vijnë për shkak të sinjalistikës, nuk ka nevojë të shtohen policët por të përdoret teknologjia. Kemi një mori rreth-rrotullimesh që janë shumë të rrezikshme. Duhet të ushtrohet kontroll edhe në autoshkollat. Aksidentet kryesisht në vendin tonë vijnë për shkak të shpejtësisë së lartë.
Është cekur si ide testi i idiotit, por ky test konsiston që personi që kapet dy herë radhazi me konsum alkooli, duhet të kalojë në një test për anën psikologjike të tij. Deri më tani nuk është vendosur asgjë, pavarësisht se në Kodin Rrugor bëhet vlerësimi i gjendjes psiko-fizike. Dërgohet për një kontroll mjeksor tek mjeku.
Në momentin që dikush konstatohet se ka konsumuar pije alkoolike dhe drejton mjetin në gjendje të dehur, atij i bëhet testi dhe nëse konstatohet dërgohet në komisariat, dosja i kalon prokurorisë dhe kjo e fundit Gjykatës e cila cakton masën, pra është vepër penale. Por ka edhe çështje të tjera që të dërgojnë për rivlerësim. Kemi rastin e personave që bëjnë aksidente të përsëritura, që dërgohen për rivlerësim për të hetuar gjendjen e tij psiko-fizike. Për të parandaluar një ngjarje tjetër nga një person i tillë duhet hetuar”.
Sipas ekspertit, Policia rrugore po bën një punë të mirë, edhe disa nga problemet me të cilat përballen qytetarët në rrugë si mikrobuzët që ndalojnë përprara shkollës, shpejtësisë së mjeteve brenda rry=ugëve të qytetit apo vijëzimet e rrugëve dhe semaforët.
Për këto të fundit, Ziçishti tha se në disa vende duhen hequr nga kryqëzimet ndërsa argumentoi se në vend të tyre të përdoren mbikalimet pasi kështu sipas tij, shmangen aksidentet dhe mjetet nuk ndalojnë por përkundrazi, mund të lëvizin me shpejtësi më të madhe për tyë shmangur trafikun.
“Policia rrugore po punon në të gjitha format e saj, kemi një ulje të aksidenteve, Tirana mban numrin rekord. Në verë vijon në Vlorë dhe në Durrës. Shikoj shumë mikrobuzë që shkojnë në dyert e shkollave, duhet gjetur mënyra se si do parkohet, duhet gjetur një parkim i posaçëm që transportojnë fëmijët e shkollave. Deri më tani nuk kemi pasur aksidente si pasojë e kësaj, por duhen marrë masa. Mësuesit duhet të shoqërojnë nxënësit kur hipin dhe zbresin nga këto forgona diçka e cila në vendin tonë nuk ndodh.
Është një radar i ri që Policia rrugore ka marrë në përdorim, është shumë i sofistikuar, e selekton automatikisht dhe bën shkrepjen fotografike të mjetit që bën shkelje. Një shkrepje shkon direkt në Drejtorinë e Policisë dhe një tjetër e mban efektivi që bën punën në terren. Trafiku në Tiranë ka rënë që prej ndërtimit të terminalit tek kthesa e Kamzës, për linjat e veriut dhe të jugut. Mendoj se duhet rritur edhe shpejtësia e qarkullimit nëpër rrugët e kryeqytetit. Ka disa rrugë në kryeqytet dhe kryqëzimi e ku mund të hiqen semaforët dhe vijat e bardha, duke ndërtuar mbikalime për këmbësoret që qarkullimi i mjeteve të mos ndalojë përkundrazi mund të rritet shpejtësia dhe shmangen aksidentet pasi qytetarët nuk kanë përballje me mjetet”.
(F.GJ/FAWEB.AL)