Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, Sokol Kraja tha se bashkimi politik vejn pas bashkëpunimit ekonomik siç ka ndodhur me vendet e Bashkimit Europian, ndërsa argomenton se këtë bashkime bëhen për zgjerimin e tregjeve.
Ai tha gjatë një interviste për gazetaren e Fax Neës, Mirilda Tili se faturat tregtare dhe doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të njehsohen ashtu sikurse ndodh në vendet e Bashkimit Europian.
“Ne jemi prodhues dhe kemi nevojë për tregje. Kemi një popullsi prej 2.5 milionë banorësh dhe ky treg nuk ka hapësirë për t’u zhvilluar. Zhvillimi kalon vetëm përmes tregjeve të zhvilluara. Produktet tona nuk janë të konkurueshme në rajon. Ne jemi kundër izolimeve, çdo shqiptar po ta pyesësh nëse do të jetë i izoluar apo i hapur do të përgjigjet se, jo, nuk e dua izolimin”.
Kraja sqaroi edhe kostot shtesë nëpër doganat rajonale por edhe humbjen e kohës që u shkaktohet tregjeve dhe tragtarëve, ndërsa argumentoi duke kujtuar edhe dokumentacionet e komplikuara që kërkohen.
“Kemi kërkuar shpesh që faturat shqiptare me ato kosovare të njëhsohen, siç është bërë me BE-në sot. Kjo bën që një produkt shqiptar të niset nga Kukësi për 20 minuta pa u ndalur, dhe anasjelltas. Ky do të ishte një hap i madh që do të ndërmerrej. Bilanci tregtar i Shqipërisë është negativ. Ne importojmë 4.4 miliard euro, ndërsa eksportojmë 2 milardë euro. Prandaj është një vlerë shumë e rëndësishme eksporti sepse sjell valutë nga vendet ku eskporton dhe e sjell këtu, rrisin valutën dhe ekonominë vendase. Të gjitha vendet sot kërkojnë të eksportojnë”.
Kraja arguenton se tërmeti ka sjllë dëme të mëdha, por nga ana tjetër sugjeron të mos përdoren paratë e parashikuara për investime në rindërtimin e banesave të shembura, dhe për këtë ka një argument konkret:
“Tërmeti nuk ishte gjë e mirë, një shtëpi kur shkatërrohet, nëse ke një sasi kursimesh do t’i investosh për të rindërtuar. Ekonomia shqiptare duhet të fillojë investimet, të mos hiqen ato që ishin planifikuar në të kundërtën do të kemi një tkurrje të bizneseve që kanë ndërtuar ekonominë e tyre dhe jetojnë me fondet publike. Sfida jonë është që të vazhdojmë të jemi një ekonomi pozitive. 2020 është një sfidë e madhe gjithashtu për imigracionin, është bërë një garë shtetesh se kush të gllabërojë punëtor nga Ballkani, Italia, Gjermani, Hollanda kanë hequr vizat si e si të marrin punëtorë nga Ballkani”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post