Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë” Arjan Çani, këtë radhë jo më në rolin e moderatorit, por si i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, jep mendimin e tij se si do vepronte në rast se do ishte në vendin e krueministrit Edi Rama, apo të kreut të opozitës Lulzim Basha, lidhur me zgjedhjet e 18 qershorit.
Çani tregon se po të ishte ai Rama, do hynte në zgjedhje, por po të ishte Basha ai nuk do ta bënte një gjë të tillë.
“Rama të shkojë në zgjedhje, ka të drejtën e tij të shkojë në zgjedhje për shkak se ka një mandat i cili nuk ka përfunduar. Por edhe Basha ka të drejtë të mos hyjë në zgjedhje, të cilat i ka tashmë të humbura për shkak të një sitemi të tillë elektoral. Pra, po të isha Rama do hyja në zgjedhje, po të isha Basha nuk do hyja në zgjedhje. Për Metën nuk dua të flas se ai është rast më vete.”, shprehet Çani.
Kjo deklaratë vjen në një situatë, ku situata politike në Shqipëri duket mjaft e tensionuar kjo për shkak të protestave të opozitës dhe vendosmërisë për të mos u futur në zgjedhjet e qershorit, apo edhe kriza PS-LSi dhe debatet mes dy aleatëve. Çështje që e kanë futur në një dilemë të madhe politikën, por edhe shoqërinë shqiptare. (D.D/Shuplaka)