Të ftuar në ‘Natë me Xhaxhiun’ mbrëmjen e sotme Agim Doçi, publicist dhe Elton Deda president i Albautor.
Albautor është një organizatë mbledhëse e të drejtave të autorëve, kompozitorëve dhe botuesve të veprave artistike, letrare, muzikore e audiovizuale.
Të ftuarit në studio kanë folur për sfidat dhe problemet me të cilat hasen veprat e ndryshme muzikore, përballja me instancat e shtetit dhe mosinteresimi i tyre. Nderkohe shqetesim i madh per ta është dhe e drejta e autorit.
Kur u pyetën nga moderatori Xhaxhiu për instancat e shtetit dhe marrëdhënia që kanë më ta Elton Deda dhe Agim Doçi u shprehën të dy në një linjë.
Elton Deda: Ne hasim me indiference të madhe nga të gjitha strukturat e shtetit.
Agim Doçi: Nuk është se shteti nuk do por nuk i intereson aspak kjo gjë sepse kemi protesta gjithandej. Por nëse dalim dhe ne në protestë nuk do të ketë më koncertet, të gjitha ikonat e muzikës nuk do të shfaqen më para publikut.
Ndërkohë kur pyeten për të ardhurat se nga gjenerojnë ato Elton Deda është munduar ta shpjegojë.
‘Gjithcka për të ardhurat bëhet me agjencitë që ne kemi kontrata. Pas regjistrimit të veprës e cila është hapi i parë ajo duhet të hidhet ne Database. Ndërkohë që monitorimi është i vështirë. Asnjë agjenci nuk ka pasur mundësi këtu. Monitorimi bëhet në bazë të kampioneve dhe në bazë të playlista-ve. Kjo është një sfidë e vërtetë.’
Ata janë shprehur se përpos infrastrukturës së vështirë janë të vendosur se monitorimi i veprave do të bëhet patjetër.
“Ne do të bejmë monitorimin edhe pse duhen para, ne do ti gjejmë. U jemi drejtuar edhe institucioneve të BE-së këtu në vendin tonë, Ambasadës Amerikane apo dhe shtetit vetë. E vetmja gjë që di shteti të bëjë është kërkesa e llogarisë. Te ishte per mua si Elton do e shperndaja dhe do prisja çekun ne shtepi. Që kur e kemi marrë ne Albautorin artistët kanë filluar të marrin lekë, artistët janë ngritur sepse këngët po u vidheshin.”-ka thene Elton Deda
Nga ana tjetër Ministria e Kulturës i ka dhënë lincensën për të ushtruar aktivitetin.
Edhe në këtë rast janë mosmarrëveshjet mes personave për interesa të caktuara.