15:35 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të japi sa të japi se jemi pa gjë”, edhe grupi i “Zogut të Tiranës” KÇK: Mos u mërzit, do kesh punë plot

11:23 | 10/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U kap duke bërë marrëdhënie në grup me Zogun e Tiranës dhe një 47-vjeçar, rrëfehet vajza: Kam një histori tragjike…

Biseda të tjera të përgjuara nga prokuroria e Tiranës, tregojnë raste të reja të shfrytëzimit të vajzave për prostitucion nga Hermes Nikaj ose Zogu i Tiranës, i arrestuar nga policia dhe dy grave të tjera si pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila ndodhet në arrest shtëpie, dhe F.Sula.

Në këto biseda tregohen përpjekjet e Hermes Nikaj për të çuar në hotel një vajzë me emrin Fjorela. Ky hotel ndodhet pranë shkollës së policisë në Sauk, ku aty vajza po çohej me taksi që drejtohej nga një polic me emrin Velo, i cili gjatë natës punonte si taksist. Bisedat tregojnë dhe përfshirjen në këtë aktivitet të Anjeza Benës, e cila kishte siguruar një vajzë me emrin Adela, për t’ia çuar në shtëpi një personi që do vinte në orën 3 e 30.

Njëherësh përgjimet e kryera nga prokuroria e Tiranës, tregojnë se çfarë aktiviteti kryente dhe F.Sula, e cila mbante në monitorim një vajzë të quajtur Marina, ku për çdo mashkull që shkonte me të, F.Sula, kërkonte një bakshish prej 100 mijë lekë të vjetra.

Madje në një rast, kur kishin mbetur keq nga gjendja ekonomike, F.Sula, i thotë Marinës, se: ”është një punë për t’u bërë dhe të japë sa të japë se jemi pa gjë”.

Më poshtë janë përgjimet e plota që Shqiptarja.com i sjell në vijim të përgjimeve të botuara në ditët e mëparshme.

Anjeza Bena flet për Adelën:

Në orën 8:30 të mëngjesit të datës 22 tetor 2019, parukierja Anjeza Bena, që zotëron një biznes në rrugën “Myslym Shyri” bisedon me një person tjetër e identifikuar si, Klodi Bena, ku flasin së bashku se kanë gjetur një vajzë dhe se në orën 3:30 do të vijë një klient.

Anjeza ka planifikuar për të çuar për marrëdhënie seksuale në banesë një vajzë me inicialet A.S, një personi të quajtur Armand, i cili sapo kishte ardhur nga Kanadaja. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Klodi:Anjeza jam me Adelën. Sot në orën 3 e 30 vjen ai burri aty.

Anjeza: Ok.

Klodi: Mos më lesh njeri se nuk e gjej dot më se sa e kapa, se nuk ka qenë këtu.

Ndërkohë në orën 21:12 të pasdites të datës 22 tetor 2019 mes Hermes Nikaj dhe një personi që identifikohet si Antonio, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Antonio:Jam këtu tek blloku, tek lokali *.

Zogu:Jepja këtij taksistit adresën se nuk e dimë se jam me një shoqe dhe po kalojmë.

Andonio: Ambasada Zvicerane lokal *.

Vetëm disa minuta më vonë po në të njëjtën datë në orën 21:38 zhvillohet një bisedë mes Hermes Nikaj, ose “Zogut të Tiranës” dhe një personazhi tjetër që siç identifikohet nga programacioni “True Caller” që quhet Koli. Në këtë bisedë Zogu e merr dhe i thotë se i del telefoni i fikur, dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Koli: Kam dalë me ca njerëz.

Zogu: Unë jam me një shoqe takohemi më vonë?

Koli: Po mirë.

Por pa kaluar disa minuta më pas, Koli, i kërkon me një mesazh “Zogut të Tiranës”, që t’i nisë një foto. Ndërsa Zogu, i dërgon një mesazh ku i thotë “a do vish të na marrësh në bllok? Sërish me mesazh ia kthen dhe Koli duke i pohuar se:”s’kam mbaruar akoma, jam me njerëz….

Ndërkohë në orën 23:30, Hermes Nikaj,telefonon një vajzë tjetër me emrin Fjorela dhe mes tyre zhvillohet një bisedë, ku vajza kërkon numrin e një taksixhiu që është punonjës policie dhe që identifikohet me emrin “Velo”.Vajza kërkon që të dalë shpejt nga banesa por po vonohet taksia. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Zogu: U nise ti?

Fjorela: Ma nis pak numrin e Velos.

Zogu: Po po.

Pasi e ka mbyllur me këtë vajzë, Zogu, telefonon punonjësin e policisë që quhet Velo, i cili punon si taksist dhe në shumë rast transporton Hermes Nikaj dhe vajzat e tij në hotele dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Velo: Hë morë ku je?

Zogu: Ja të sqaron adresën ky, ku do ta sjellësh atë gocën.

Velo: Ok.

Nga numri i Zogut, flet me Velon një person mashkull duke i thënë si më poshtë:

Personi: O vëlla si kalove? Në Sauk, tek hotel *, sa kalon shkollën e policisë.

Velo: Po po aty në anë të rrugës, aty ku bohen ato dasmat.

Personi: Sa kalon shkollën e policisë duket në krah të djathtë.

Velo: Ok u krye.

Në orën 23:50 të datës 22 tetor 2019, personi mashkull që ishte së bashku me Hermes Nikaj në hotel * telefonon sërish taksistin Velo, dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Velo: Hë mo ku je?

Personi: Para D*** (emër hoteli)…(ndërkohë dëgjohet Hermesi që i thotë: Erdha bjeri lekët, hajt se po dal).

Pas 1 minute Zogu telefonon Velon dhe i thotë si më poshtë:

Zogu: Ku je ore?

Velo: Hec drejt se s’qenka këtu.

Zogu: Kaloni koshat e plehrave.

Dy minuta pas kësaj telefonate sërish me numrin e Velos, telefonohet Hermes Nikaj, ku këtë herë përgjigjet një vajzë e cila është Fjorela, ku mes tyre zhvillohet një bisedë e tillë.

Fjorela: Hë zemër si e ka emrin ky hoteli?

Zogu: E ka të shkruar taksisti…kthehu për lart se të pashë.

“Kap ça të kapim”

Pasi ka mbaruar këtë porosi Zogu është larguar. Ndërsa në datën 23 tetor 2019 në orën 11:54 zhvillohet një bisedë mes F.Sula dhe një vajze e cila quhet Marina. F.Sula i thotë Marinës se kanë ngelur keq nga ana financiare dhe se është një punë për t’u bërë dhe” të japi sa të japi, se jemi pa gjë”. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë

F.Sula: Është një punë për t’u bërë dhe të japi sa të japi se jemi pa gjë.

Marina: Po mirë në rregull.

F.Sula: Mbasdite do të vi unë se si kam marr ato.

Marina: Po mirë merri dhe ato.

Në orën 12:40 në kësaj dite F.Sula, zhvillon një bisedë me Hermes Nikaj dhe së bashku zhvillojnë këtë bisedë, ku Zogu i thotë që mos mërzitet se do ketë punë plot në ditët në vijim.

F.Sula: S’kam pas shumë punë se nuk e kam taku atë.

Zogu: Sa keq me raftë pika.

F.Sula: Do pres atë njeriun.

Zogu: Do kesh punë do kesh…

F.Sula: Nuk ka ardhur ai personi se po të vinte ai menjëherë do të takoja. Me ka dhënë një shoqe një telefon të shoh mos blej numër nesër ose pasnesër se me duhet numri për atë muhabetin. Do të ndodhin gjëra të mira apo jo?

Zogu: Çdo gjë do shkoj mirë. Mos u mërzit se do kesh punë plotë, sa të duash.

“Unë dua 100 mijë lekë bakshish”

Pasi e mbyll me Zogun e Tiranës F.Sula, zhvillon një bisedë me vajzën e quajtur Marina, ku ndër të tjera ato bisedojnë se nëse do vijë një person që të kryejë mareëdhënie seksuale me Marinën, Flora i ve kushtin vajzës, duke kërkuar 100 mijë lekë bashkish nga Marina, e cila do shkonte me këtë mashkull. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

F.Sula: Nëse do vijë njeri se unë po e pres sot.

Marina: Po po do vijë.

F.Sula: Që mos bëjnë…vetëm se…du 100 mijë lek bashkshish.

Marina: Po po në rregull e mora.

F.Sula: Do m’i japi sot.

Marina: Po, po./ Shqiptarja

Etiketa: KCKzogu i tiranes
Pas

Irani po shkatërron provat? Shihni çfarë ndodhi në vendin e rrëzimit të avionit në Teheran (Foto)

Para

Hashim Thaçi shton presionin ndaj Albin Kurti, i nis letër: Do jesh mandatar apo …

Para
“Ka 48 orë kohë për propozimin e emrit të kryeministrit”, VV përgënjeshtron deklaratën e Thaçit pas takimit me Kurtin

Hashim Thaçi shton presionin ndaj Albin Kurti, i nis letër: Do jesh mandatar apo ...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Del nga rruga autobusi shkollor, plagosen disa fëmijë në Ukrainë

Merz: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku raketa me rreze të gjatë

Ushtria izraelite hap zjarr ndaj turmës pranë qendrës së ndihmave në Gaza, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Ambasadorët në Prishtinë: Kosova të krijojë urgjentisht institucionet!

Zelensky ngre alarmin: Rusia po mbledh 50 mijë ushtarë në front

Të enjten rinis Kuvendi/ Deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

Zelensky nga Berlini, thirrje SHBA-së: ‘Godisni’ Rusinë me sanksione të ashpra!

Sarandë/ Vjen sezoni veror, por shtohet dhe ‘lufta’ për plazhet! 3 persona nën akuzë për ndërtim platformash pa leje dhe punime me eskavator

Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, arrestohen tre të rinjtë

Eurobarometri: Besimi në BE më i larti që nga 2007-a

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.