Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit? Të gjitha provat të çojnë në atë drejtim, sidomos tani pasi fitoi edhe Europa League me Chelsean dhe ka vendosur të largohet, duke qenë se ambjenti asnjëherë nuk e ka dashur.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, që ishte në Baku duke mbuluar rolin e funksionarit të UEFA-s, qëndroi në hotelin ku ishte akomoduar edhe Chelsea. Sipas “Tuttosport” dhe “The Sun”, palët janë takuar aty.
Sakaq, Fali Ramadani, agjent dhe ndërmjetës i Sarrit, ka udhëtuar sot në Londër për të biseduar me Marina Granovskaia, që është edhe krahu i djathtë i Roman Abramovich, i cili në Angli nuk mund të hyjë, pasi i kanë refuzuar lejen e punës.
Por, ka një tjetër detaj, një video që po bën xhiron e botës. Pas finales së Europa League, Chelsea-Arsenal 4-1, duket Lichtsteiner, që i afrohet Sarrit (imazhet: OndaCero) në fund të ndeshjes dhe ish-mbrojtësi i Juventusit, duket sikur i thotë “shumë para” dhe përdor edhe fjalën “Juventus”.
Ndërkohë, Sarri duket sikur thotë “Nuk e di, të shpresojmë!”. Një tjetër indicie? Të shohim.
¿Qué le fue a decir Lichtsteiner a Sarri en la #UEFAEuropaLeagueFinal?pic.twitter.com/rcR26M2ajE
— Mario Gago Huerta (@gago_mario) May 30, 2019