07:00 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të jesh i djathtë”, Agron Tufa i përgjigjet kritikëve: E bëra se ashtu m’u tek!

18:23 | 23/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të ndalohen filmat e kohës së Enverit”, kërcënohet Agron Tufa: Hey ti kopuk…

Rreth dy ditë më parë, shkrimtari i njohur Agron Tufa publikoi një shkrim me titull “Të jesh i djathtë”, mirëpo të shumtë ishin ata që e kritikuan se kishte fyer socialistët.

Sot Tufa ka reaguar pas kritikave që morën dhenë, duke thënë se nuk mendon se ka fyer njeri, duke qenë se nuk i ka përmendur fare të majtët dhe kjo s’ka pse të përbëjë fyerje për ndokënd.

“Pse e bëra këtë? 
Se ashtu m’u tek!
Perkundër popullaritetit që ka patur mesazhi, me habiti reagimi i disa miqve, ndër ta dhe shkrimtarë, të cilët po abuzojnë se, gjoja, apeli im – të djathtëve, qenka automatikisht sharje dhe fyerje për të majtën. E lexova prapë – asgjë e tillë. 
E pra, për të gjithë ata që rreken të bëhen “mamî” të mendimit tim, po sqaroj, thjesht e çiltër, se asnjë fjalë fyese për të majtën nuk kishte në atë postim. A mos vallë mospërmendja qenka fyerje?! Sqaroj gjithashtu, siç e kam theksuar edhe më parë, se “e majta” dhe “e djathta” (pa përmendur pole të qendrës), janë asete shumë të rëndësishme shoqërore e kombëtare, pa të cilat demokracia do të ishte e pamundur. 
Por une jam një shkrimtar me botëkuptim të djathtë (si Borhesi apo Ljosa, psh), e pse duhet të acarojë ky fakt ndokënd?”, reagon Tufa.

Në shrkimin e dy ditëve më parë, Tufa rendiste me radhë disa përkufizime që sipas tij përcaktonin se çfarë do të thotë të jesh i djathtë, duke shtuar se një ndër to ishte edhe të dalloje të mirën nga e keqja.

REAGIMI:

Në një postimin tim të para dy ditēve me titull “Të jesh i djathtë”, unë u bëja apel sivëllezërve botëkuptimorë të djathtë, për të mos harruar identitetin e tyre dhe misionin që kanë kundrejt Shqipërisë: të jenë prezentë me votën dhe botën e tyre në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. 
Pse e bëra këtë? 
Se ashtu m’u tek!
Perkundër popullaritetit që ka patur mesazhi, me habiti reagimi i disa miqve, ndër ta dhe shkrimtarë, të cilët po abuzojnë se, gjoja, apeli im – të djathtëve, qenka automatikisht sharje dhe fyerje për të majtën. E lexova prapë – asgjë e tillë. 
E pra, për të gjithë ata që rreken të bëhen “mamî” të mendimit tim, po sqaroj, thjesht e çiltër, se asnjë fjalë fyese për të majtën nuk kishte në atë postim. A mos vallë mospërmendja qenka fyerje?! Sqaroj gjithashtu, siç e kam theksuar edhe më parë, se “e majta” dhe “e djathta” (pa përmendur pole të qendrës), janë asete shumë të rëndësishme shoqërore e kombëtare, pa të cilat demokracia do të ishte e pamundur. 
Por une jam një shkrimtar me botëkuptim të djathtë (si Borhesi apo Ljosa, psh), e pse duhet të acarojë ky fakt ndokënd?
Me duket joserioze teza, se shkrimtari nuk paska bindje! Ka, që çke me të! Por nëse ka lexues kaqola, që e lexojnë shkrimtarin sipas bindjeve që kanë vetë, atëherë aq më keq për ta! Unë i kam lexuar njëlloj shkrimtarët – të majtë a të djathtë – mjafton që veprat e tyre të kishin artin e madh, letërsinë e vërtetë!
Të tjerat, të gjitha janë dokrra hini. 
Të djathtë e të majtë, mos kini frikë ta shpallni identitetin tuaj botëkuptimor, nëse e keni… Atëherë dialogu mbi vlerat do të jetë krejt i mundshëm e i vyeshëm!
Peace

ARTIKULLI – TË JESH I DJATHTË

Të jesh i djathtë, do të thotë të pranosh se ka Zot, se Ai është Krijuesi i Gjithçkaje dhe i njeriut; që Ai e ka krijuar edhe Majmunin, përfshij dhe atë Majmun, që dofarë e njohin për Stërgjysh; Të jesh i djathtë do të thotë të nderosh të vdekurit, të parët e tu, prindërit dhe familjen.

Të jesh i djathtë do të thotë, që Atdheun ta shohësh si vijim dhe zgjerim të familje; Të jesh i djathtë do të thotë, t’i duash trojet e tua, kopshtin tënd dhe pronën e vënë me djersë prej paraardhësve të tu dhe prej teje; Të jesh i djathtë do të thotë, t’i hapësh vetes mundësitë për të shfrytëzuar të gjitha dhuntitë që të ka falë Zoti dhe që suksesi yt individual, të mbështetet në etikën njerëzore, pa i hy kujt në hak;

Të jesh i djathtë do të thotë, të duash dhe mbrosh traditën si vlerë të identitetit tënd e të kombit tënd; Të jesh i djathtë do të thotë të çmosh në kult privatësinë dhe ta administrosh pa frikë, pa asnjë ndërhyrje e presion – lirinë tënde, të ndjehesh e të veprosh si i lirë, të marrësh vendime lirisht sipas ndërgjegjes tënde dhe të bësh lirisht zgjedhjen tënde;

Të jesh i djathtë do të thotë se brenda teje ka aq dashuri, sakrificë e mëshire, të cilat, në akord me frymëzimin tënd të brendshëm hyjnor je gati t’ia ofrosh të afërmit dhe njeriut në nevojë, të bashkëpjesëtosh gjithçka me fatkeqët, jo si solidaritet ateist komunist, por si shpirt i tejndjeshëm me praninë e Zotit.

Të jesh i djathtë do të thotë të dish ta bësh çdo herë zgjedhjen estetike dhe etike midis së Mirës dhe së Keqes, edhe kur dallimi midis tyre është i vështirë: zgjedhja e saktë bëhet edhe instinktivisht . Të jesh i djathtë do të thotë, që higjiena e ndërgjegjes tënde nuk mundtë jetë aq e ndotur, sa të të shtyjë të votosh për Partinë Socialiste apo LSI. Ky do të ishte degradim dhe mëkat i pashlyeshëm për të gjitha cilësitë e një të djathti, që përmendëm më sipër.

Të djathtët e vërtetë, me një bosht vlerash të tilla, të pandryshueshme që nga antikiteti e deri më sot, votojnë të gjithë alternativën e djathtë dhe jo trashëgimtarët e komunizmit dhe Enver Hoxhës! Të djathtët e vërtetë janë bukuria e Shqipërisë dhe me 25 qershor do të votojnë kundër shëmtimit të Shqipërisë! Të gjithë ata janë shokët e mi, miqtë e mi, vëllezërit e mi! Dhe i përqafoj në prag të 25 qershorit 2017. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: agron tufa
Pas

“FSHF do të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur për pasuesin tim”, De Biazi tregon tre emrat e preferuar të tij

Para

Denoncimi/ Polici në Shkodër i përgjigjet thirrjes së Ramës, fushatë për PS-në

Para
Denoncimi: Kontrabandë e madhe kafeje në Kakavijë, ja kush po e bën

Denoncimi/ Polici në Shkodër i përgjigjet thirrjes së Ramës, fushatë për PS-në

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.