Saksofonisti Sokol Sejdo dhe kitaristi Redi Dashi ishin të ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News, ku diskutuan rreth muzikës xhaz dhe interpretuan disa pjesë të ndryshme ndër vite të këtij zhanri.
“Forma që muzikantët shprehin, duke qenë se lidhet dhe improvizimi, xhazi i jep këtë mundësi muzikantëve, që të shprehen nëpërmjet improvizimit duke u bazuar në një temë. Si bluz, muzika tradicionale, folki, improvizimi është ajo që bën ndryshimin që i jep xhazit emrin që ka”, u shpreh kitaristi Redi Dashi.
Që të jesh spektator xhazi, sipas saksofonistit Sejdo duhet të jesh pak ekstaravagant dhe me shije të veçantë.
“Pak ekstravagant, pak me shije të veçanta sepse jo gjithkush e shijon xhazin edhe si një lloj poezie si një lloj vargu i një niveli pak më të lartë nga lexuesi i thjeshtë i hartimeve apo i vjershave është sikur të lexosh një poezi”, shtoi saksofonisti Sokol Sejdo.
Ndërsa sa i përket viteve ’43-’44 Sejdo ka theksuar se edhe pse në këtë periudhë kemi qenë të uzurpuar nga italianët, ndërkohë disa muzikantë italianë performonin xhaz me muzikantët shqiptarë kjo gjë nuk ka ndikuar në muzikën e lehtë shqiptare.
“Në 43-44 kemi qenë të urzurpuar nga Italia dhe aty ka pasur disa muzikantë italianë te Hotel Dajti me muzikantë shqiptarë që performonin xhaz, kjo kurrsesi dhe kurrë nuk ka ndikuar në muzikën e lehtë tonën shqiptare”, tha Sejdo.