Prej disa ditësh beteja e rradhës që përflitet që do të jetë mes opozitës dhe mazhorancës do të jetë ajo për emrin e ri të kryeprokurorit të përgjithshëm të vendit.
Emra ka disa që përfliten, po ajo që mendohet është se Rama nuk do të konfirmojë Lallën për në krye të institucionit të rëndësishëm.
Gazetari Flamur Vezaj, në një lidhje me ‘Skype’ nga SHBA drejtpërdrejt në SYRI.net, ka zbuluar një detaj mjaft interesant në lidhje shkollimin e Henrik Ligorit, emri që po qarkullon në media se është propozuar nga kryeministri Edi Rama sipas, për të zëvendësuar në dhjetor Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Vezaj tha për gazetarin Alen Xhelili se Henrik Ligori Fakultetin e tij të parë e ka për Teknik Bujqësor, ndërsa Drejtësinë e ka mbaruar vite më vonë me korrespondencë.
‘Për sa i përket zotit Ligori, të them të drejtën e njoh prej vitesh dhe e vlerësoj. Por për shkak se zoti Ligori e ka mbaruar fakultetin e parë për Teknik Bujqësor, dhe Drejtësinë mesa di unë e ka përfunduar vite më vonë për correspondence, dhe kjo më bie keq me deklaratat e Ramës që thotë që nuk do ketë drejtues me fakultete plepash’, deklaroi Vezaj.
(E.K/FAXWEB)