Ndërkohë që ishte sot i pranishëm në Komisionin Hetimor Parlamentar, duke dëshmuar përballë deputetëve, presidenti Meta ka gjetur rastin që ti heqë merakun edhe Bashkim Finos, duke i thënë se nuk ka asnjë shqetësim personal me të.
Pak ditë më parë Fino u shpreh se në një nga dekretet e presidentit, dukej se Meta kishte përdorur argument kundër Finos. Ndërkohë që edhe në përfundim të kësaj mbledhjeje ai nuk harroi të ftonte Bashkim Finon për një kafe duke hequr çdo dyshim lidhur me marrëdhënien e tij dhe Finos.
“Të kalojë për një kafe nga Presidenca. Do ta pres me kënaqësi,” u shpreh Meta.